• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA/ “Tradhtarët na lanë pa atdhe!”, aktorja kujton vargjet e njohura të At Gjergj Fishtës
Home
Politikë

PROTESTA/ “Tradhtarët na lanë pa atdhe!”, aktorja kujton vargjet e njohura të At Gjergj Fishtës

11 February, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Aktorja Adriana Tolka, nga protesta e opozitës lexoi disa vargje që janë aktuale të At Gjergj Fishtës, ndërsa pohoi se cënimi i demokracisë rrezikon vendin.

“Përshëndetje! Dua t’ju përcjell disa vargje të poetit dhe atdhetarit të madh At Gjergj Fishta:
O Perëndi, a ndjeve? Tradhtarët na lanë pa Atdhe,
E ti rri e gjuen me rr’fe lisat n’për male kot…
Një tradhti, një namë, një dhunë për t’u qa me gjak e lot!
Çka ta baka njeriu jot, nuk ta baka vetë anmiku!
Është e rëndë, që sot, pas më shumë se 30 vite të rënies së diktaturës komuniste, cënimi i vazhdueshëm i demokracisë rrezikon rikthimin e një shteti monist pa opozitë, pa gjykata që të na mbrojnë, pa hierarki vlerash, një shtet që na vjedh. Lirinë, të drejtat, mirëqenien nuk duhet t’i presim si dhuratë, as të importuara. As nuk do të rrimë të rrahim gjoksin për bëmat e gjyshërve dhe të etërve. Ata e kryen luftën e tyre dhe u nderuan. Ne do bëjmë luftën tonë, pa u intimiduar se do të na etiketojnë si partiakë apo berishistë. Ne luftojmë për dinjitetin, për liritë dhe të drejtat tona.

Qëndresa për kauzën e Teatrit Kombëtar sapo hyri në vitin e gjashtë të saj me një zhvillim shumë pozitiv. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka pranuar të kalojë për gjykim çështjen e mosekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila ka shfuqizuar Ligjin Special, si dhe ka rrëzuar vendimin e Qeverisë për kalimin e pronës së Teatrit nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës.
Është e dukshme, që një shtet, i cili nuk zbaton ligjet e veta, nuk ka si të jetë për qytetarët. Ky është fakt. Të gjithë qytetarët duhet të zgjohen, të ndërgjegjësohen dhe të reflektojnë. Le t’i japim krahë kësaj mundësie për të shpëtuar veten, familjet tona dhe kombin. Sot në këtë shesh jemi shumë. Nesër do të jemi edhe më shumë.”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHEN DY TË RINJ NË SHKODËR/ Dogjën një magazinë me bazë ushqimore dhe vegla pune, kundërshtuan me dhunë dhe kanosën me vrasje efektivët
Previous article FOTOLAJM/ Qytetari merr pjesë në protestën e opozitës dhe tregon problemin e nipit të tij

s.autor

Postime të ngjashme

EDHE SOT PROTESTË KOMBËTARE/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi Aktualitet

EDHE SOT PROTESTË KOMBËTARE/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar Politikë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive Politikë

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT