• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATAT/ Gabimi fatal i ekspertëve në tërmetin e dytë që shkatërroi qytetin e Elbistanit
Home
Nderkombetare

DEKLARATAT/ Gabimi fatal i ekspertëve në tërmetin e dytë që shkatërroi qytetin e Elbistanit

10 February, 2023 F.autor Botë, Nderkombetare

Qyteti i Elbistanit në provincën e Kahramanmaraş me 142 mijë banorë ka pësuar dëmet më të mëdha nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë ditën e hënë. Aktualisht, ky qytet është i pushtuar nga gërmadhat e ndërtesave, ku të pakta janë ato që kanë mbetur ende në këmbë. Mediat në Turqi kanë vënë me “shpatulla pas muri” ekspertët, sipas të cilave ata kanë gabuar rëndë me deklaratat e tyre që mund të kenë marrë shumë jetë njerëzish.

Sipas “El-aziz”, nga tërmeti i parë 7,8 rihter i raportuar fillimisht, i cili sipas autoriteteve në Turqi tashmë është fiksuar në 7,7 rihter, janë shembur vetëm 4 godina. Ndërkohë, pas këtij tërmeti, portalet shkruajnë se ekspertët mbushën hapësirën në televizione duke u shprehur se nuk parashikohet të ketë një tjetër tërmet më të fuqishëm se magnituda 6 e shkallës rihter.

Por nuk ndodhi kështu. 9 orë nga tërmeti i parë, e njëjta zonë u godit nga një tjetër tërmet i fuqishëm, i cili u raportua fillimisht si 7,5 i shkallës rihter, ndërsa më pas u saktësua në 7,6 rihter. Në atë kohë, shumë persona në këtë qytet ishin rikthyer në shtëpitë e tyre të dëmtuara nga tërmeti i parë. Goditja e dytë e fuqishme ishte vrastare.

Aktualisht është vlerësuar se në këtë qytet janë shkatërruar totalisht 600 ndërtesa. Edhe Orhan Tatar, drejtori i Përgjithshëm i Rrezikut dhe Reduktimit të Tërmeteve të AFAD, i ka vlerësuar dy tërmetet e fuqishme në një periudhë të shkurtër kohë si të paprecendentë teksa dha detaje në një konferencë për shtyp.

Sipas “Yeni Şafak”, qendra e qytetit të Elbistanit është shkatërruar totalisht. Në rrugën kryesore të qytetit, “Hacı Esat Efendi”, nuk ka mbetur më thuajse asnjë ndërtesë në këmbë. Shumica e ndërtesave të shkatërruara janë nga 5 deri në 8 kate. Ndërsa në terren aktualisht janë me mijëra anëtarë të grupeve të kërkim-shpëtimit, më shumë se 2 mijë tenda janë ngritur vetëm në këtë qytet për të strehuar qytetarët që kanë mbetur pa shtëpi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JANË NË PANIK"/ Kurti: Jam i bindur që Asociacionin nuk e duan serbët e Kosovës
Previous article "KAM PYETUR PËR TY"/ Debat mes Luizit dhe Bledit! Këngëtari: Ti je futur me qëllim. Unë...

F.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit Botë

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT