• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ I riu shqiptar erdhi i pajetë e pa zemër! Prokuroria e Tiranës “i kërkon llogari” Spanjës për rastin e Saimir Sulës
Home
Breaking News

DETAJET/ I riu shqiptar erdhi i pajetë e pa zemër! Prokuroria e Tiranës “i kërkon llogari” Spanjës për rastin e Saimir Sulës

10 February, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kanë kaluar gati 3 vite nga vdekja e shqiptarit, Saimir Sula në Spanjë, ndërsa familjarët ende nuk e kanë një përgjigje për shkakun e vdekjes së 31-vjeçarit.

Përfaqësues nga Prokuroria e Tiranës kanë zhvilluar së fundmi një takim në Barcelonë me homologët e tyre spanjollë, në lidhje me rastin e të riu shqiptar.

Sipas informacionit të shpërndarë për mediat nga Prokuroria e kryeqytetit, në këtë takim morën pjesë, Mónica Marcos, Prokurore pranë Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Sonia Canal Prokurore e çështjes, si dhe Suela Salavaci Prokurore e çështjes pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë.

Në këtë takim të zhvilluar u kërkua një informacion më i detajuar sa i përket ecurisë së ekzekutimit letër-porosisë së dytë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dërguar në Prill 2022. Në lidhje me këtë, pala spanjolle informoi Prokuroren Salavaci, se e kanë shqyrtuar dhe informacioni e kësaj kërkese dhe shumë shpejt do të përcillet pranë autoriteteve shqiptare, pasi është në përfundim.

Dërgimi i zemrës së të ndjerit S.S. autoriteteve shqiptare për të kryer analizën e ADN-së

Pala spanjolle sqaroi se për shkak të hapjes së çështjes në Spanjë nga familjarët e të ndjerit, si dhe në kushtet kur shqyrtimi i çështjes aktualisht është në Gjykatën e Lartë, pritet marrja e vendimit nga ana e kësaj gjykate dhe më pas do të procedohet me dërgimin e zemrës në Shqipëri.

Kryerja e testit të ADN-së

Në kushte kur ekzekutimi i letër-porosisë është në proces, kryerja e testit do të vendoset nga gjykata spanjolle e cila aktualisht e ka në shqyrtim, por në çdo moment në përfundim të proceseve në Spanjë, zemra do të dërgohet në Shqipëri.
Mospërputhjen e datave e pretenduar nga motra e të ndjerit se studimi histopatologjik i zemrës së shtetasit S.S., është bërë me datë 22.04.2020, (ndërkohë që ky shtetas ka ndërruar jetë në datë 09.05.2020).

Në lidhje me këtë pretendim, nga pala spanjolle u sqarua se ky është një gabim material i shkruar, pasi studimi hispatologjik ka filluar më datë 22.05.2020, kjo edhe për faktin se datat e referuara në brendësi të vendimit provojnë se është një gabim material i shkruar.

Ndërkohë, pala shqiptare, prokurori i çështjes, Salavaci, kërkoi informacion mbi:

Parashikimet e legjislacionit procedural spanjoll në lidhje me ruajtjen e materialit gjenetik apo organit mbi të cilin kryhet dhe çdo analizë shkencore. Prokurori spanjoll informoi se sipas procedurës penale spanjolle, organi(zemra) asgjësohet pas përfundimit të procesit.

Në lidhje me rastin konkret, prokurori shqiptar kërkoi garanci për ruajtjen e organit (zemra) dhe prokurori spanjoll vuri në dispozicion kopje të vendimit të Gjykatës së Barcelonës datë 25.08.2021, përcjellë urgjent në Institutin Kombëtar të Toksikologjisë dhe Mjekësisë Ligjore në Barcelone, ku ishte disponuar mos asgjësimi i organit (zemrës) së të ndjerit S.S., nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BILANCI/ Shkon mbi 22 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti, Erdogan pranon vonesat në shpërndarjen e ndihmave
Previous article KERKIMET/ Zhduket aktorja e njohur turke pas tërmetit? Të gjithë dyshojnë se ndodhet nën rrënoja

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJATEN ME TRE MUAJ HETIMET PËR DOSJEN "BALLUKU"/ BKH kontrolle në 4 banesa e zyra në Tiranë e Durrës Aktualitet

ZGJATEN ME TRE MUAJ HETIMET PËR DOSJEN "BALLUKU"/ BKH kontrolle në 4 banesa e zyra në Tiranë e Durrës

GARA PËR PROKURORIN E PËRGJITHSHËM/ Pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto Aktualitet

GARA PËR PROKURORIN E PËRGJITHSHËM/ Pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto

FENOMENI I ÇUDITSHËM NË GJIRIN E LALËZIT/ Një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale Aktualitet

FENOMENI I ÇUDITSHËM NË GJIRIN E LALËZIT/ Një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT