Franca të enjten u zotua të japë 12 milionë euro (12.92 milionë dollarë) për sirianët e prekur nga tërmeti shkatërrues që goditi Sirinë dhe Turqinë të hënën. Lajmi u konfirmua nga ministria e Jashtme. Ndihma do të kanalizohet përmes Kombeve të Bashkuara dhe organizatave joqeveritare “që punojnë drejtpërdrejt me popullsinë e prekur në të gjitha zonat e goditura nga tërmeti”, thuhet në deklaratë, raporton CNN.
Premtimi do të përfshijë 5 milionë euro (5.38 milionë dollarë) për Kombet e Bashkuara dhe 5 milionë euro të tjera për organizatat joqeveritare franceze dhe ndërkombëtare “që punojnë në përgjigjet emergjente në sektorët e shëndetësisë, strehimit, ujit, higjienës dhe kanalizimeve”.
Ministria e Jashtme tha se 2 milionë euro të mbetura janë “duke konsideruar” për ndihmë ushqimore. Shumë vende perëndimore kanë refuzuar t’i dërgojnë ndihmë drejtpërdrejt regjimit sirian, i cili është nën sanksione.
Një autokolonë ndihmash e Kombeve të Bashkuara kaloi nga Turqia në Sirinë veriperëndimore të enjten për herë të parë që nga goditja e tërmetit. Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, kolona, e përbërë nga gjashtë kamionë që transportonin sende strehimi dhe artikuj jo-ushqimor (NFI), kaloi përmes pikës kufitare Bab Al Hawa.


