• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHISNIN DROGË NË TIRANË/ Zbardhet DËSHMIA e “kokës” së bandës Brikena Frakullit
Home
Aktualitet
Kronikë

SHISNIN DROGË NË TIRANË/ Zbardhet DËSHMIA e “kokës” së bandës Brikena Frakullit

9 February, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Brikena Frakulli, e cila u arrestua nga Policia e Shtetit si drejtuese e një grupi kriminal i trafikut të drogave të forta në Tiranë, mori përsipër të gjithë përgjegjësinë e ndarjes së drogës. Frakulli deklaroi në sallën e gjyqit se Artur Kristo, tjetër i arrestuar gjatë operacionit “Kutia e Pandorës”, ishte punonjës në një fermë të saj dhe nuk kishte asnjë lidhje më ndarjen e lëndëve narkotike. Por, ndyrshe nga sa pretendon ajo, ka zbuluar grupi hetimor, të cilët pretendojnë se ai është bashëjetuesi i Frakullit.

“Unë jam e tronditur psikologjikisht për këtë gjë që ka ndodhur dhe për faktin që nuk e di ku e kam djalin tim të vogël 4 vjeç pasi jam e divorcuar dhe djali është në ngarkimin tim dhe nuk dua të jap shpjegime në këtë fazë të hetimit,”-tha Brikena Frakulli. Ndërsa i biri, Kiest Banushi deklaroi: Unë nuk e kam ditur se çfarë ka pasur nëna ime Brikena nëpër qese dhe për momentin nuk kam gjë tjetër për të deklaruar, ndonjë sqarim me të hollësishëm nëse do të duhet do të jap në një moment të dytë.

Sipas “OraNews”, Policia vuri në ndjekje veprimet e Frakullit, përpara se ta vendoste në pranga, teksa nga banesa e saj në Baldushk, ishte nisur në shoqërinë e Izabela Banushit, drejt kryeqytetit me çantën e drogës me vete.

“Gjatë kontrollit në këtë banesë, u gjet shtetasi Artur Kristo, bashkëjetuesi i shtetases Brikena Frakulli dhe gjatë kontrollit nëndhomën e gjumit në një sirtar u gjet 1 qese transparente me shinë brenda të cilës kishte 32 doza qese transparente të mbyllura me djegie, brenda të cilave kishte material pluhur të kuqërremtl të dyshuar si lëndë narkotike heroinë dhe një qese transparente brenda të cilës kishte material pluhur të kuqërremët të dyshuar si lëndë narkotike heroinë,”- thuhet në dosjen hetimore.

Ndërkohë që sasi të ndryshme droge u gjendën edhe në ambiente të tjera të banesës si një sasi kartëmonedhash euro të prerjeve të ndryshme që në total kapnin shifrën e 83 mijë eurove. Për ndarjen e “porosive”, grupi kriminal përdorte edhe emërtesa për sasitë e drogës të ndara në doza gati për shitje, si mbishkrimin “OLSI”, “7V”, “ASTIR” apo mbishkrimin “10V”.

Në deklarimet e saj, Isabel Banushi thotë se më datë 03.02.2023: Rreth orës 8 të mëngjesit kam shkuar në shkollë “Qatar Kolegj” pasi jam në klasë të 8 . Rreth orës 1 të drekës kam mbaruar shkollën dhe shkova në shtëpi më pas më shkruajti mami im Brikena që do dalim për shoping. Rreth orës 3 e gjysem të drekës dola me mamin dhe shkuam te kisha katolike, me motor. Mua me ndaloi te stacioni i autobusit, më dha një çantë dhe më tha të prisja aty sa të merrte leket. Më pas, erdhi mami së bashku me një çun dhe aty erdhi Policia na kapi dhe më shoqëruan në Polici.

Por, pyetjes se a kishte dijeni se çfarë kishte në çantë, Isabel iu përgjigj me “jo”.

Ndërkohë që Sergej Bicaku deklaroi se në momentin e arrestimit sapo kishte mbërritur në Tiranë nga Vlora, ku edhe bënte kursin për ushtar, e po ashtu bëri me dije se ishte në dijeni se e ëma konsumonte lëndë narkotike, por shtoi se nuk e dinte se e shiste.

“Unë do të deklaroj gjithçka di dhe nuk dua të përfitoj nga e drejta që të mos jap deklarime. Unë kam qenë në kursin për ushtar në Bonavi në Vlorë dhe me datë 03.02.2022, rreth orës katër e ca kam ardhur nga Vlora dhe kam ndaluar tek terminali tek kthesa e Kamzës. Nëna ime Hortenca kishte dalë për të më pritur dhe sapo e takova na erdhën disa punonjës policie dhe më shoqëruan së bashku me nënën Hortencën. Une e di se nëna ime përdor lëndë narkotike heroinë prej shume vitesh por nuk kam dijeni se ajo merret me shitje dhe nuk e besoj këtë gjë.”

Bashkëjetuesi i Frakullit, Artur Kristo deklaroi se: Unë dua të them se nuk kam lidhje me sendet e gjetura në banesën ku unë jetoj me të dashurën time Brikena Frakulli. Unë nuk kam asnjë lloj dijenie për to. Shpjegime të tjera do të jap në një fazë tjetër të hetimeve pasi jam i rënduar psikologjikisht dhe as vetë nuk e di pse jam këtu.

Hortensa Biçaku nga ana tjetër është pyetur nëse ka ndonjë marrëdhënie me Brikena Frakullin apo nëse ka dijeni se ajo shiste lënëdë narkotike: Unë e njoh por nuk kam shitur lëndë narkotike me të dhe nuk kam dijeni nëse merret me shitje të lëndëve narkotike. Unë nuk kam shitur lëndë narkotike por vetë blej kur kam lekë dhe kur gjej lëndë narkotike heroinë pasi jam përdoruese e saj prej rreth 25 vitesh. Unë jam e rregjistuar dhe tek metadoni qendra aksion plus në rrugën e Elbasanit, Tiranë. Unë nuk kam lidhje me shitjen e lëndëve narkotike siç ju thashë dhe me lart. Nuk kam gjë tjetër për të deklaruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA TRISHTUESE NË TURQI/ Ekipet e volejbollit të fëmijëve të zhdukur, gjenden trupat e dy mësuesve dhe një studenti
Previous article DHIMBJE DHE TRISHTIM/ Gjesti prekës i 8-vjeçarit, dhuron kursimet e tij për të dëmtuarit nga tërmeti

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË ELBASAN/ Dyshohet se objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’, merret në pyetje! Autori i maskuar me paruke Aktualitet

ATENTATI NË ELBASAN/ Dyshohet se objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’, merret në pyetje! Autori i maskuar me paruke

“AJO DHE FËMIJËT ME MAKINA LUKSI”/ Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e financës të Postës Shqiptare në Durrës: 60 mijë lekë rrogë kishte, ku i gjeti paratë? Aktualitet

“AJO DHE FËMIJËT ME MAKINA LUKSI”/ Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e financës të Postës Shqiptare në Durrës: 60 mijë lekë rrogë kishte, ku i gjeti paratë?

ATENTATI NË ELBASAN/ Zbardhet dëshmia e të plagosurve: S’kemi konflikte! Pistë hetimi edhe mundësia që autori të ketë ngatërruar shënjestër Aktualitet

ATENTATI NË ELBASAN/ Zbardhet dëshmia e të plagosurve: S’kemi konflikte! Pistë hetimi edhe mundësia që autori të ketë ngatërruar shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT