• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDIA E VITIT 2014/ Raketat e Putinit rrëzuan avionin holandez, u vranë 300 vetë
Home
Nderkombetare

TRAGJEDIA E VITIT 2014/ Raketat e Putinit rrëzuan avionin holandez, u vranë 300 vetë

9 February, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Një vendim i Vladimir Putin në vitin 2014 mund të ketë çuar në tragjedinë ku humbën jetën rreth 300 persona.

Hetuesit ndërkombëtarë zbuluan se ka tregues të fortë se raketat që rrëzuan avionin me numër fluturimi MH17 në lindje të Ukrainës mund të jenë furnizuar nga shteti i Rusisë për separatistët në Donbas.

“Ne kemi indikacione të forta për vendimmarrjen e tij. Por deri këtu mund të arrijmë ne, pasi Putin është ende një kryetar shtetit dhe zotëron imunitet. Pra, vetëm pasi ai të mos jetë më kryetar shteti, ne mund të shohim se çfarë do të ndodhë më pas.”

DIGNA VAN BOETZELAER, PROKURORE HOLANDEZE

Megjithatë nuk ka asnjë tregues që Putin të ketë urdhëruar rrëzimin e atij avioni. Rusia mohon çdo përfshirje në atë tragjedi. Avioni po fluturonte nga kryeqyteti I Holandës për në Kuala Lampur të Indisë në korrik të vitit 2014 kur është goditur nga një raketë tokë-ajër e prodhuar nga Rusia.

Nga 298 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit, 196 ishin holandezë, ndërsa të tjerët ishin nga Malajzia, Australia, Britania, Belgjika e vende të tjera. Ngjarja tragjike është konsideruar një pasojë e konfliktit të armatosur që nisi në vitin 2014 në lindje të Ukrainës, konflikt I cili u përdor vitin e shkuar nga Moska për të nisur një luftë.

Madje tashmë kërcënimi nga Rusia është se bota po I afrohet një lufte të madhe.

“Shtetet e Bashkuara kanë nisur një luftë totale hibride kundër Rusisë që mbart me vete rrezikun real të një përplasjeje ushtarake të drejtpërdrejtë mes dy fuqive bërthamore”, paralajmëron Ministria e Jashtme e Moskës.

Kjo ishte një kundërpërgjigje ndaj Uashingtonit që e akuzoi Rusinë se nuk po respekton traktatin bilateral për reduktimin e armëve bërthamore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIJËRA TË VDEKUR/ Tërmeti në Turqi e Siri ndër më shkatërruesit në shekullin e 21-të, ja lëkundjet që lanë pas më shumë viktima
Previous article "S'JAM KRIMINEL..."/ Kuzhinieri shqiptar që u kap me drogë del para gjykatës: Çantën duhet t’ia dorëzoja dikujt jashtë portit, do paguhesha kur…

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT