• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E DYSHUAR PËR SPIUNAZH/ Inteligjenca amerikane insiston se balona e rrëzuar ishte e ushtrisë kineze
Home
Nderkombetare

E DYSHUAR PËR SPIUNAZH/ Inteligjenca amerikane insiston se balona e rrëzuar ishte e ushtrisë kineze

8 February, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Burimet e inteligjencës amerikane kanë insistuar se balona që rrëzuan të shtunën ishte përdorur nga ushtria kineze për spiunim.

Zyrtarë të paidentifikuar i thanë Washington Post se besojnë se balona të tillë janë përdorur për të mbledhur informacione të inteligjencës dhe strategjike në territoret e rëndësishme.

Aty përfshihen Japonia, India, Tajvani dhe Filipinet.

Zyrtarët kinezë veçse kanë mohuar se përdorin balona të tillë për vëzhgim.

Një zyrtar i tha Washington Post se komuniteti amerikan i inteligjencës beson se disa prej balonave ishin nisur nga Hainan, një ishull kinez ku gjendet një bazë ushtarake detare.

Duke cituar një zyrtar të lartë, të paidentifikuar, të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, CBS News ka konfirmuar se komuniteti i inteligjencës në SHBA beson se baloni ishte pjesë e “programit të vëzhgimit që udhëhiqet nga Ushtria për Çlirimin e Popullit në Hainan”.

Të hënën, SHBA-ja informoi 40 shtete aleate lidhur me spiunazhin e supozuar, konfirmoi një zyrtar i administratës amerikane për CBS News.

Gjatë këtyre takimeve, nënsekretarja amerikane e Shtetit, Wendy Sherman, po ashtu zbuloi se një balon kishte fluturuar rreth planetit më 2019, duke udhëtuar mbi Havaji dhe Florida.

Sipas zyrtarit të administratës së Bidenit, një grup i liderëve të Kongresit amerikan, që mbikëqyr çështjet e inteligjencës kombëtare, do të informohet për këto zhvillime më 8 shkurt dhe Kongresi një ditë më pas.

Javën e kaluar, Pentagoni tha se një balonë e dytë kineze ishte hasur mbi Kosta Rika dhe Venezuelë.

Zbulimi i balonave, që dyshohet se përdoren për spiunazh, shkaktoi tensione diplomatike midis SHBA-së dhe Kinës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shtyu vizitën e planifikuar për Pekin, që ishte paraparë të ndodhte disa ditë pasi u zbulua balona e parë. Ky do të ishte udhëtimi i parë i një kryediplomati amerikan në Kinë për shumë vjet.

“Kjo është e papranueshme dhe njëherësh është veprim i pandërgjegjshëm”, tha ai. “Është edhe më e pandërgjegjshme pasi ndodhi në prag të vizitës së planifikuar shumë kohë më parë”, shtoi ai.

Sekretari Antony Blinken shtyn vizitën në Pekin për shkak të balonës kineze
Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes më herët kishin thënë se të paktën tri balona të spiunazhit kinez kishin fluturuar mbi shtet gjatë kohës kur Donald Trump ishte president i SHBA-së.

Sipas zyrtarëve amerikanë, balona u rrëzua mbi Alaskë dhe Kanada, pasi ishte pikasur duke fluturuar mbi Montana, që është shtëpi e një numri të ndërtesave të ndjeshme bërthamore.

Në fillim të javës, marina amerikane ka publikuar edhe fotografi të balonës së rrëzuar. Besohet se ajo ishte pothuajse 60 metra e gjatë dhe zyrtarët thanë se mbetjet e saj, pasi u rrëzua, u shpërndan në një perimetër prej 11 kilometrash në Oqeanin Atlantik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRE BANORË TË RINJ NË "BIG BROTHER VIP"/ Vendimi i RËNDËSISHËM që mori Vëllai i Madh
Previous article "DIÇKA PO FRYHET ATJE"/ Gjeologët japin ALARMIN: Pas tërmetit në Turqi, në Santorini...

s.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT