• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KREU I NJË GRUPI KRIMINAL/ Kapet në Shqipëri gjeorgjiani i kërkuar ndërkombëtarisht, përdorte pasaportë false
Home
Aktualitet
Kronikë

KREU I NJË GRUPI KRIMINAL/ Kapet në Shqipëri gjeorgjiani i kërkuar ndërkombëtarisht, përdorte pasaportë false

7 February, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Është kapur dhe arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin kreu i një gruipi kriminal në fushën e krimeve kundër pasurisë dhe armëmbajtjes pa leje një shtetas i shumë kërkuar ndërkombëtarisht.

I arrestuari është shtetasi gjeorgjian, Mindia Lavasogli, 42 vjeç, i cili fshihej në Tiranë dhe përdorte pasaportë false me emrin e një shtetasi ukrainas.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryesori”.

Operacioni, nga Fast Albania, për kapjen e një shtetasi shumë të kërkuar ndërkombëtarisht.

Kapet dhe arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin, kreu i një grupi kriminal në fushën e krimeve kundër pasurisë dhe armëmbajtjes pa leje.

Grupi kriminal, me aktivitet në Gjeorgji dhe në vende të tjera.

Vihet në pranga 42-vjeçari që fshihej në Tiranë dhe përdorte pasaportë false, me emrin e një shtetasi ukrainas.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, të zhvilluara dhe të finalizuara nga Fast Albania, në bashkëpunim me homologët dhe me shërbimet e DVP Tiranë, mbrëmjen e djeshme, është finalizuar një tjetër operacion për kapjen e kreut të një grupi kriminal që kryente vjedhje me armë dhe me dhunë, në Gjeorgji dhe në vende të tjera.

Shërbimet e Fast Albania, bazuar në inteligjencën informative, si dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me homologët e Fast Mali i Zi, kanë lokalizuar në Tiranë, një shtetas shumë të kërkuar ndërkombëtarisht.

Fast Albania ka zhvilluar dhe ka finalizuar me sukses, operacionin policor të koduar “Kryesori”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Gjeorgjisë, shtetasi gjeorgjian Mindia Lavasogli, 42 vjeç.

Mindia Lavasogli (Goradze) strehohej në Tiranë, dhe akuzohet si kreu i një grupi kriminal të dhunshëm, me aktivitet kryesisht në krimet kundër pasurisë, në Gjeorgji dhe në vende të tjera.

Gjykata e Kutaisi-t, Gjeorgji, me vendimin nr. 1/532-16, të datës 20.06.2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 12 vjet burgim, për veprat penale “Pengimi i veprimtarisë profesionale të gazetarit, kryer me anë të kanosjes”, “Grupi kriminal” etj.

Vijon bashkëpunimin me homologët, me qëllim ekstradimin e shtetasit Mindia Lavasogli, për të vuajtur dënimin

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E KAM PUTHUR BOLL, KA FILLU TË MË MËRZITET"/ Kiara i përgjigjet Luizit: Ou? Ik e mos m’u afro më..
Previous article MINUTË PAS MINUTE/ Shkon në 5021 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë, mijëra persona të plagosur

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT