• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Lajçak: Të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel duhet të zbatohen
Home
Rajon

DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Lajçak: Të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel duhet të zbatohen

6 February, 2023 s.autor Rajon

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se gjatë takimit në Prishtinë kanë diskutuar “gjithçka” që lidhet me dialogun.

Lajçak tha para gazetarëve më 6 shkurt se diskutimi ka qenë i përqendruar te plani evropian. Ai përsëriti qëndrimin se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohen.

Ai tha se vizita e tij është në kuadër të diskutimeve për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, dhe se që nga shtatori kjo është vizita e dhjetë e tij në Prishtinë.

Takimi, i cilësuar drekë pune, u mbajt në një restorant në kryeqytetin e Kosovës.

Në takimin me emisarin evropian Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Pas qëndrimit në Prishtinë, Lajçak do të udhëtojë për takime në Beograd.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin – më 2013 dhe 2015 – por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha më 2015 se marrëveshjet nuk ishin plotësisht në harmoni me aktin më të lartë juridik të shtetit, por që mund të harmonizohen.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se tani është koha të themelohet Asociacioni, duke insistuar se Uashingtoni nuk do të përkrahë një asociacion që do t’i ngjasonte Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë.

Kurti kërkon që Perëndimi të mos bëjë presion për Asociacionin

Kurti kundërshton një asociacion njëetnik, duke argumentuar se do të minonte shtetësinë e Kosovës, teksa Serbia insiston që ai të ketë kompetenca ekzekutive.

Ndërkaq, më herët, gjatë së hënës, u takua me ambasadorët dhe diplomatët e akredituar të misioneve diplomatike në Kosovë.

Sipas njoftimit për media të Zyrës së Kryeministrit, temë qendrore e diskutimit ishte procesi i dialogut, propozimi evropian dhe rruga përpara.

Në njoftim thuhet se Kurti i njoftoi diplomatët me qëndrimet e Qeverisë, përfshirë këtu edhe gjashtë kushtet për themelimin e Asociacionit, të cilat kryeministri i prezantoi më 2 shkurt në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Kurtit, Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik, ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të ketë një emër tjetër dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive, të ketë të përfshirë parimin e reciprocitetit mes shteteve sa i përket të drejtave të pakicave kombëtare, bazuar në modelet evropiane.

Vuçiq, në anën tjetër, i ka konsideruar këto kushte si “përralla“.

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në ndërtesën e Qeverisë ambasadorët dhe diplomatët e akredituar të misioneve diplomatike në Kosovë. 6 shkurt 2023.
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në ndërtesën e Qeverisë ambasadorët dhe diplomatët e akredituar të misioneve diplomatike në Kosovë. 6 shkurt 2023.

Së fundmi, SHBA-ja dhe BE-ja kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plot të raporteve.

Në këtë kuadër, BE-ja u ka dorëzuar palëve vitin e kaluar një plan që njihet si plani evropian, për normalizimin e plotë të raporteve.

Kryeministri Kurti e ka cilësuar planin evropian – apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman – si bazë të mirë për negociata, por ka shtuar se plani nuk është marrëveshje përfundimtare.

LEXONI EDHE KËTË:

A i ndryshoi Kurti qëndrimet për Asociacionin?

Çfarë parasheh propozimi evropian?

Hovenier: Nuk mbështesim marrëveshje që kërcënon sovranitetin e Kosovës

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së – që ka mbështetjen edhe të SHBA-së – që nga viti 2011. Procesi synon të normalizojë raportet mes shteteve. Por, Kosova dhe Serbia kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket përfundimit të procesit. Përderisa Prishtina kërkon që një marrëveshje finale të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Beogradi insiston në një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI NË TURQI DHE SIRI/ Shqipëria nis një mision solidariteti në ndihmë të operacioneve të kërkim-shpëtimit
Previous article MINUTË PAS MINUTE/ Shkon në 2.300 numri i viktimave nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi dhe Siri

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT