• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BRIDORA”/ Nisma më e re britanike për largimin e emigrantëve nga Shqipëria. Synohet dëbimi…
Home
Aktualitet
Kronikë

“BRIDORA”/ Nisma më e re britanike për largimin e emigrantëve nga Shqipëria. Synohet dëbimi…

4 February, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

“Bridora” quhet operacioni më i ri i ndërmarrë nga autoritetet e Ministrisë së Emigracionit të Britanisë së Madhe për të kaluar në sitë të gjitha kërkesat e azilit të shqiptarëve.

Ky operacion ka në fokus pikërisht riatdhesimin sa më të shpejtë të të gjithë atyre, që sipas autoriteteve britanike bëjnë arsyetime të rreme që lidhen me marrjen e azilit, pasi sipas tyre Shqipëria është një vend i sigurt dhe se shqiptarët duhet të kthehen në drejtim të Tiranës.

E ndërkohë që ditëve fundit ka pasur një përplasje politike mes Rishi Sunak dhe opozitës, të cilët i kërkojnë me çdo çmim përzënien e emigrantëve shqiptarë që kanë mbërritur me gomone nga La Manshi.

Por, edhe pse janë ndërmarrë një sërë operacionesh dhe marrëveshjesh deri edhe ndërkombëtare kundër shqiptarëve që mbërrijnë në Britani për një jetë më të mirë, trafikantët që mundësojnë kalimin nëpër Kanal nuk reshtin duke i bërë sfidë policisë britanike dhe asaj franceze. Sipas të dhënave, nisma më e fundit që ka marrë edhe formën e operacionit, ka për qëllim shmangien e kërkesave të të gjitha kombësive të tjera, duke i lënë në radhët e pritjes, për të përfunduar me shtetasit shqiptarë, ku sipas “The Independent” përbëjnë përqindjen më të madhe të azilkërkuesve.

MEDIA BRITANIKE

Ministria britanike e Emigracionit, “Home Office”, ka urdhëruar njësitë e azilit të punojnë kryesisht me kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët, në përpjekje për të përshpejtuar rikthimin e shqiptarëve drejt Tiranës, duke lënë emigrantët nga kombësitë e tjera, më të shumtit në numër, të presin sa të mbarohet punë me shqiptarët, pasi ata mund të riatdhesohen në Shqipëri, pas marrëveshjes për deportimin e shqiptarëve mes dy kryeministrave fundvitin e kaluar.

Qëllimi i operacionit të koduar “Bridora’ synon sipas “The Independent” të Londrës, të deklarojë sa më shumë kërkesa të bëra nga shqiptarët për azil në Britani “qartazi të pabazuara” dhe t’i largojë ata nga ishulli, pas rritjes së numrit të shqiptarëve të mbërritur me gomone. Ka shqetësime se afganë, sirianë dhe iranianë do t’u shqyrtohen me vonesë kërkesat, çka do të thotë që ata do të vazhdojnë të qëndrojnë më gjatë në Britani me një kosto shumë të lartë financiare, kur shqiptarët, sipas deklarimit më të fundit të Rishi Sunak në një intervistë televizive, përbejnë 30 për qind të kërkesave për azil, të cilat ai i cilësoi si “qesharake”.

Nga 140 mijë aplikime për azil që presin vendimmarrjen, rreth 16 për qind ose 22.900 janë kërkesa të bëra nga shqiptarët.

Ekziston frika jo vetëm në radhët e gjithnjë e më shumë shqiptarëve, por edhe përfaqësuesve të tyre ligjorë, se këto zhvillime, do të dekurajojnë azilantët shqiptarë që të bashkëpunojnë me autoritetet e emigracionit, duke i shtyrë ata drejt kalimit në të zezë, nga frika e të qenit me kohë borxh dhe deportimit të shpejtë drejt Tiranës.

Në mënyrë paradoksale, ndërkohë që shqiptarët po përdorin gomonet për t’i ikur Shqipërisë, pasi e shikojnë Britaninë si me shpresëdhënëse sesa vendlindja e tyre, sakaq, konservatoret e Kryeministrit Sunak, e shohin marrëveshjen me Shqipërinë për rikthimin e shqiptarëve të ardhur në Britani si varkën e tyre të shpëtimit, për të qëndruar më tej në pushtet.

SHIFRA AZILKËRKUESISH

Më shumë se 16,000 kërkesa të pazgjidhura lidhen me iranianët, 14,5000 me irakianët, 9,000 me afganët dhe rreth 7,000 me sirianë dhe eritreanë. Clare Moseley, themeluesja e bamirësisë “Care 4 Calais”, tha se disa nga kombësitë që shtyheshin në pjesën e pasme të radhës kishin norma të dhënies së azilit deri në 98 për qind, por tani do të “presin edhe më gjatë përpara se të rifillojnë jetën e tyre”.

“Kërkesat për azil duhet të dëgjohen në mënyrë të drejtë bazuar në rrethanat personale të njerëzve”, shtoi ajo.

“Ky ‘operacion’ i ri me shumë mundësi do të ishte diskriminues, por me siguri do të ishte joefektiv në trajtimin e problemeve në sistemin e azilit që politikat e qeverisë sonë kanë krijuar. Do të bëjë pak për të reduktuar numrin e kërkesave të mbetura për azil.”

Një ligj prej dy dekadash e rendit Shqipërinë midis vendeve, përfshirë Ukrainën, ku Ministria e Brendshme mund t’i deklarojë kërkesat për azil nga qytetarët “qartësisht të pabazuara”, sepse ato konsiderohen të sigurta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTIMI I ALDA KLOSIT/ Policia zbardh DETAJET: Akuzat që rëndojnë ndaj ish-zyrtares
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË STAMBOLL/ Autobusi humb kontrollin dhe merr para njerëz e makinën, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT