• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA MCGONIGAL/ Spartak Ngjela: Ka thënë gjë SHBA për Ramën? Akuzat e opozitës, novela të dobëta
Home
Politikë

ÇËSHTJA MCGONIGAL/ Spartak Ngjela: Ka thënë gjë SHBA për Ramën? Akuzat e opozitës, novela të dobëta

3 February, 2023 s.autor Politikë

Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar akuzat e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen e ish- zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Ai tha se nuk ka asnjë provë që implikon kryeministrin Edi Rama në këtë çështje ndërsa i quajti akuzat e opozitës si novelë e dobët.

Sipas Ngjelës, këtë çështje e ka në dorë vetëm drejtësia amerikane dhe për aq kohë sa nga ana e saj nuk ka asnjë akuzë ndaj kreut të qeverisë, opozita duhet të heshtë.

“Këta nuk janë profesionistë por novelistë. Janë stisje. Çështja është në Amerikë. Deri tani nuk ka thënë ndonjë gjë për Ramën por për shefin e lartë të FBI.

Pyetja është: Një shef i lartë i FBI do të pyesë Ramën për takimet? Nuk janë takime nëpër bodrume por të një përfaqësuesi të lartë të FBI.

Mbase ka ardhur për problemet e Shqipërisë. Fakti që ka dalë me penale në Amerikë, nuk ka të bëjë me Shqipërinë. Të tjerat janë fantazi.

Janë politikë e nivelit të ulët. Nuk bëhen në asnjë vend të botës. Nuk e kupton dot opozita se ku fillon pushteti gjyqësor, mbaron gjuha jote.

Atje është arrestuar dhe mbahet me arrest shtëpie një shef i FBI që ka ardhur në Tiranë. Deri tani nuk ka asgjë. Ka thënë gjë Amerika?

Duhet të flasë pushteti gjyqësor amerikan dhe jo ne. Nuk e di se kë duan të bindin por janë njerëz pa vlerë. Nuk mund të bashkëpunohet me ta”, tha Ngjela në Abc News.

Ngjela komentoi gjithashtu edhe protestën e paralajmëruar nga opozita me 11 Shkurt. Sipas tij, kjo protestë nuk do të sjellë asgjë duke shtuar më tej se Berisha nuk ka më përkrahës edhe për faktin se PD është ndarë në dysh.

“Politika e ka bërë gjithmonë kudo. Krijon një artificë dhe mendon të bëjë protestë. Protesta nuk do të sjellë asgjë. Me kë do ta bëjë revolucionin. Nuk rrëzohen pushtetet me revolucion por me vota. Foltorja kur filloi pasi Saliu doli non grata. Logjika e dobët mbrojtjeje. Non grata për korrupsion.

Ti e ngacmon më tepër po të nxori provat. Ky kërkon të thotë se kam popullin me vete. Sa e ke numrin e popullit 40 mijë veta. 8 mijë veta si herën e fundit. Lëre ca ka thënë Berisha, kam qenë atje tek protesta e fundit. Berisha nuk ka përkrahës. Ata janë çarë në dysh, ata janë non grata“, tha Ngjela.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Martinelli rinovon me Arsenal. Januzaj befason me lëvizjen e radhës
Previous article FUNDI NJË EPOKE/ Dorëzohet avioni i fundit Boeing 747

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT