• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË UKRAINË/ Von der Leyen: Rusia do mbajë përgjegjësi për krimet e saj. BE do e çoj çështjen në…
Home
Nderkombetare

LUFTA NË UKRAINË/ Von der Leyen: Rusia do mbajë përgjegjësi për krimet e saj. BE do e çoj çështjen në…

2 February, 2023 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se në Hagë do të ngrihet një qendër ndërkombëtare për ndjekjen e “krimit të agresionit” në Ukrainë, gjatë një vizite në Kiev, ditën e sotme.

“Rusia duhet të mbahet përgjegjëse në gjykatë për krimet e saj. Prokurorët nga Ukraina dhe Bashkimi Evropian tashmë po punojnë së bashku. Ne po mbledhim prova dhe si hap i parë, kam kënaqësinë të njoftoj se një qendër ndërkombëtare për ndjekjen penale të krimit të agresionit në Ukrainë do të ngrihet në Hagë”, tha presidentja e Komisionit të BE-së në Kiev, duke folur së bashku presidentin Volodymyr Zelensky.

Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka përkufizuar agresionin si “përdorim të forcës së armatosur nga një shtet kundër sovranitetit, integritetit territorial ose pavarësisë politike të një shteti tjetër, ose në çdo mënyrë tjetër që nuk është në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara”.

“Kjo qendër do të koordinojë mbledhjen e provave, ajo do të përfshihet në ekipin e përbashkët hetimor i cili mbështetet nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale. Kështu që ne do të jemi gati të nisim punën shumë shpejt me Eurojust-in, me Ukrainën, me partnerët e ekipit tonë të përbashkët hetimor si dhe me Holandën”, tha von der Leyen.

 

 

Ky njoftim vjen pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, javën e kaluar votoi unanimisht për “kërkimin” e krijimit të një gjykate të posaçme ndërkombëtare për të ndjekur penalisht liderët politikë dhe ushtarakë rusë dhe bjellorusë “për krimin dhe agresionin e ushtruar në Ukrainë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT/ Rama: Me oligarkun rus Shqipëria nuk ka asnjë lidhje, UNË jo e jo!
Previous article MUNGOI SOT NË INTERPELANCË/ Rama: Nuk bie më në nivelin e opozitës! S’kam asnjë përgjigje tjetër për ta

F.autor

Postime të ngjashme

KAOS NË PORTAT E EUROPËS/ 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta Botë

KAOS NË PORTAT E EUROPËS/ 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta

MARRËVESHJE HISTORIKE/ Trump njofton se Hamasi do të dorëzojë armët Botë

MARRËVESHJE HISTORIKE/ Trump njofton se Hamasi do të dorëzojë armët

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve Botë

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT