Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përjashtuar deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nga seanca plenare.
Kjo erdhi pas tensioneve të shkaktuara pas tejkalimit të interpelancës për shkaka se deputeti nuk pranoi pa kryeministrin.
“Bardhi e sqaruat qëndrimin tuaj mëse një herë dhe nuk jeni të gatshëm të zhvilloni interpelancën. U tërhoqe nga interpelanca. Nuk mund të rrimë gjithë ditën duke të të sqaruar ty”, tha mes të tjerash Nikolla duke i dhënë më pas fjalën ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Por ky i fundit nuk u lejua të fliste nga deputeti demokrat, gjë që shkaktoi më shumë tension. Marrë shkas nga kjo, Nikolla e përjashtoi deputetin demokrat nga seanca.