• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBETI E PARALIZUAR PAS AKSIDENTIT/ Rrëfimi i balerinës: Dy muaj në koma…
Home
Aktualitet
Kronikë

MBETI E PARALIZUAR PAS AKSIDENTIT/ Rrëfimi i balerinës: Dy muaj në koma…

1 February, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Në emisionin “Shije Shtëpie” ka qenë në një lidhje në Skype ish-balerina, Sigi Gjini e cila pas një aksidenti që ka pësuar me makinë para disa vitesh, është detyruar të heqë dorë nga profesioni i saj, për shkak të paaftësisë fizike që ky aksident i la si pasojë. Ajo ka treguar se si ndodhi aksidenti dhe si e ka përjetuar këtë periudhë kohe.

Sigi Gjini: Në Shqipëri mjekët nuk dhanë shumë shpresa për jetën time dhe familja u detyrua që të më sillnin këtu (Gjermani), të paktën për të më shpëtuar jetën sepse askush nuk e dinte si do ishte situata më tej.

Këtu nuk ju dhanë shpresë fare?

Sigi Gjini: Për jetën jo, mesa më kanë thënë sepse unë nuk kam qenë e vetëdijshme.

Ta kuptojmë dhe pak historinë. Ti je larguar që nga ai moment nga Shqipëria dhe nga sytë e njerëzve, ke qëndruar larg televizionit. Njerëzit ndoshta do të donin të dinin se çfarë ka ndodhur realisht, si ka qenë ai moment, ajo ditë?

Sigi Gjini: Atë mbrëmje unë isha në Durrës dhe isha në autostradë duke u kthyer nga Durrësi në Tiranë pasi do takohesha me miqtë e universitetit për të festuar dhe papritur as unë nuk i jap dot shpjegim, në momentin që unë u mundova të frenoj, të ulja pak shpejtësinë, makina filloi të humbte kontrollin dhe filloi të shkonte majtas, djathtas dhe më pas nuk mbaj mënd më asnjë gjë. Sado që përpiqem unë ta kujtoj nuk vjen asnjë gjë në mendjen time.

Dhe rikthehesh në jetë nëse mund ta themi kështu, se ke qenë në gjendje kome, për sa kohë?

Sigi Gjini: Afërsisht për 2 muaj, 6 javë, diçka e tillë.

Ai moment si ka qenë, kur ti ke hapur sytë qoftë për mjekët, qoftë për ty, qoftë për prindërit e tu që të kanë dritën e syve sepse je dhe fëmijë i vetëm.

Sigi Gjini: Patjetër që për të gjithë ka qenë një moment shumë i gëzuar, për mua nuk e di çfarë të them se isha e paqartë në mendjen time, nuk e dija se çfarë po ndodhte, i shihja gjërat shumë  ndryshe, nuk kuptoja. Mami rrinte ditë për ditë tek dhoma ime, ose kur ata nuk lejonin rrinte mbrapa derës të dhomës time, rrinte priste aty.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUND TË JENI JU/ Tre shenjat e Horoskopit që do ta nisin mbarë muajin shkurt!
Previous article I PRERË/ Erdogan: Sa kohë djegin Kuranin, nuk e mbështesim Suedinë në NATO

F.autor

Postime të ngjashme

LIROHET NGA BURGU ILIR BEQJA/ Ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi, GJKKO i ndryshon masën e arrestit Aktualitet

LIROHET NGA BURGU ILIR BEQJA/ Ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi, GJKKO i ndryshon masën e arrestit

ZJARRI NË MAGAZINËN ME FISHEKZJARRE NË DURRËS/ Arrestohet 38-vjeçari që po digjte shkurret Aktualitet

ZJARRI NË MAGAZINËN ME FISHEKZJARRE NË DURRËS/ Arrestohet 38-vjeçari që po digjte shkurret

AKSIDENTOHET “CEKJA” I BERATIT/ Makina e Myftarit përplaset me mjetin e klerikut bektashian Aktualitet

AKSIDENTOHET “CEKJA” I BERATIT/ Makina e Myftarit përplaset me mjetin e klerikut bektashian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT