• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HARTA E RE GJYQËSORE/ Në total do të jenë 16 gjykata, nga sot funksionon vetëm “Apeli” në Tiranë
Home
Breaking News

HARTA E RE GJYQËSORE/ Në total do të jenë 16 gjykata, nga sot funksionon vetëm “Apeli” në Tiranë

1 February, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nga sot futet në fuqi harta e re gjyqësore, e cila do të funksionojë me 16 gjykata në total, 12 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative.

KLGJ shkriu 18 gjykata, duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë.

Nga 5 gjykata Administrative do jenë vetëm dy, në kryeqytet dhe në Lushnje.

Nga 22 që ishin, me hartën e re, nga 1 shkurti do të jenë vetëm 13 gjykata të Shkallës së Parë.

Po ashtu mësohet se KLGJ u ka dërguar vendim të formës së prerë Gjykatave të Apelit në rrethe dhe duke nisur nga sot ato do të mbyllen dhe do të funksionojë vetëm një Apel në Tiranë.

Ndërkohë, 13 gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen më 1 maj.

Gjykatat e Apelit në Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër do të shkrihen, ndërsa do të mbetet hapur vetëm një zyrë informacioni për qytetarët.

Me hartën e re gjyqësore, të gjitha çështjet të cilat nuk kanë asnjë datë për gjykim në Apel, do të hidhen edhe një herë në short, për të caktuar gjyqtarët që do t’i shqyrtojnë.

Janë 32 mijë dosje të cilave nuk u ka nisur ende gjykimi dhe do jenë 25 gjyqtarë që pritet t’i shqyrtojnë.

Këto vakanca janë krijuar nga procesi i vettingut, ndërsa volumi i dosjeve është relativisht i madh krahasuar me numrin e gjyqtarëve.

Harta e re gjyqësore e cila u hartua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, hasi ne kundërshtimet e avokatëve,  të cilët bojkotuan për disa javë  edhe seancat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËPUTEN "FIJET E KRIMIT" NË ELBASAN/ Çmontohen 37 kamera, nën hetim 10 persona
Previous article NOTAT/ “Zhduku” Lukakun, Gjimshiti një “digë”. Asllani zëvendësues luksi

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE PARA KRYEMINISTRISË/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, përdoret spraj me piper Aktualitet

TENSIONE PARA KRYEMINISTRISË/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, përdoret spraj me piper

POLICIA OPERACION NË DURRËS/ Zbardhen 6 vjedhje, në pranga 23-vjeçari Aktualitet

POLICIA OPERACION NË DURRËS/ Zbardhen 6 vjedhje, në pranga 23-vjeçari

PROTESTA E DHUNSHME E 28 NËNTORIT/ 61 të lënduar në spitale, mes tyre policë, protestues dhe gazetarë Aktualitet

PROTESTA E DHUNSHME E 28 NËNTORIT/ 61 të lënduar në spitale, mes tyre policë, protestues dhe gazetarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT