• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
POLEMIKA NË SHBA/ Tregtohet automatiku për fëmijë, por që vret me të vërtetë
Home
Nderkombetare

POLEMIKA NË SHBA/ Tregtohet automatiku për fëmijë, por që vret me të vërtetë

31 January, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, problemi i armeve eshte tejet i komplikuar, shkon deri te rrënjët themeluese të atij vendi dhe në disa nga shtetet e saj është një traditë që trashëgohet në familje.

Industria e armëve, pa marrë në konsideratë ato luftarake, vlen në SHBA rreth 28 miliardë dollarë në vit, duke qenë një nga kolonat e ekonomisë amerikane dhe si rrjedhojë edhe një nga grupet lobiste më të fuqishme në Uashington.

Por në disa raste ekzagjerohet, dhe polemikat nuk mund të mungojnë, veçanërisht kur në trupin e një pushke automatiku skalitet figura e një simboli pirat me kafkë dhe kocka, i “zbukuruar” nga një biberon.

Një simbol që bën kuptim, në pushkën JR-15 e sapodalë në treg, që edhe nga emri kujton faktin që është e parashikuar për mosha të reja, madje edhe për fëmijë.

Por në fakt, ajo është thjesht një version më i vogël së pushka AR-15, një nga modelet më të njohur në SHBA dhe shkaktari i disa prej masakrave më të tmerrshme në atë vend, shpeshherë në shkollat ku studionin edhe autorët e tyre.

Një grup senatorësh i kanë kërkuar Komisionit Federal për tregtinë të hapë një investigim mbi kompaninë armëve WEEE1, e cila qartësisht po tregton armën si një produkt edukativ për ata që nuk e kanë kaluar moshën madhore.

Pushka gjysmë automatike ka një plumb më të vogël se AR-15, kalibër 22, por që është gjithsesi e aftë të plagosë dhe të vrasë një person.

Kompania kundërshton idenë se arma është e dedikuar fëmijëve, madje shton se pushka ka një element sigurie të rëndësishëm, që pamundëson përdorimin e të vegjëlve, por kjo nuk ka shuar polemikat, veçanërisht nga shoqatat e prindërve që kanë humbur fëmijë të tyre në këto masakra. Vetëm disa jave më parë, bëri bujë një 6-vjeçar në Virxhinia që solli një armë në klasën e tij duke plagosur një mësuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALOI TË SHPALLURIN NË KËRKIM/ Pezullohet nga detyra shefi i policisë në Elbasan: Dyshohet se…
Previous article PAMJET/ Ishin vendosur nga grupet kriminale, çmontohen mbi 50 kamera më Kamëz

s.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT