• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ PROKURORIT/ SPAK zbulon se Arjan Ndoja ka qenë disa herë shënjestër e…
Home
Breaking News

ATENTATI NDAJ PROKURORIT/ SPAK zbulon se Arjan Ndoja ka qenë disa herë shënjestër e…

30 January, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Porositësit e donin të vdekur jo vetëm Aleksandër Lahon, i njohur si Rrumi i Shijakut, por edhe prokurorin Arjan Ndoja. Top Channel raporton se pas atentatit të 1 nëntorit 2019 ku mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit, e ndoqën këmbë pas këmbe Arjan Ndojan dhe në së paku tre raste tentuan ngjarje që nuk i realizuan dot.

Kështu i përshkruan grupi hetimor i SPAK veprimet e 11 personave të konsideruar si grupi kriminal, që planifikuan eliminimin e Rrumit dhe Ndojës sepse i konsideruan si të rëndësishëm në zonën e Durrësit.

Burimet thanë se pas vrasjes së Andi Malokut, një ngjarje për të cilën përfunduan në burg Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj aktualisht nën gjykim, grupi që drejtohej nga Dubai nga Plarent Dervishaj i shpallur në kërkim nuk e ndaloi ndjekjen ndaj shënjestrave të cilët u gjurmuan me makina të blinduara.

Në një rast prokurori Arjan Ndoja që u shfaq edhe gjatë Vettingut i shoqëruar nga truprojat ka zbuluar lëvizje të dyshimta dhe ka kryer manovra për të shmangur rënien në pritë deklarojnë burimet për TCH.

Por të dhënat e SPAK bëhet me dije se janë konfirmuar nga pala franceze që në të njëjtën kohë po hetonte një grup trafikantësh që në bisedat përmes enchrochat shfaqen edhe djemtë e Dubait midis tyre edhe Plarent Dervishaj, i shpallur në kërkim.

Së bashku me të në listën e të kërkuarve si sigurues të mjeteve për të vrarë prokurorin janë edhe Julian Mece, Ramazan Rraja dhe një person me inicialet D.SH. që SPAK thotë se komunikonin për detajet.

Si pjesë e të njëjtit plan janë edhe pesë të tjerë që përfunduan në paraburgim nga Gjykata e Posaçme dhe konkretisht shtetasit Bashkim Haxhia ndaj të cilit së bashku me Mecen dhe Plarent Dervishaj u shkrepën armë qershorin e 2019, por fatmirësisht atentati u mbyll pa viktima, si edhe Genti Nderjaku, Marsel Decka, Endrit Sinani dhe Julian Pjetri./TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA PËRCAKTON THELBIN E ASOCIACIONIT/ Thirrje Kosovës: Tregoni vizionin tuaj
Previous article ÇËSHTJA E XHAFAJT/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Ervin Salianjit, zbardhet arsyeja

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT