• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U HOQ SI VIKTIMË PROSTITUCIONI/ Kapet e reja në Rinas dhe i zbulohet skema e mashtrimit
Home
Aktualitet
Kronikë

U HOQ SI VIKTIMË PROSTITUCIONI/ Kapet e reja në Rinas dhe i zbulohet skema e mashtrimit

29 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 24-vjeçare shqiptare me iniciale M.M u vu në pranga të Policisë në Rinas pasi tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, ndërsa u hoq si viktimë e prostitucionit. Policia thotë se e reja synonte të shkonte në Mbretërinë e Bashkuar me pasaportë false italiane për të kërkuar azil, pasi në Shqipëri pretendonte se kishte qenë viktimë e prostitucionit. Pas verifikimeve rezultoi se ajo kishte mashtruar autoritetet shqiptare, ndërsa bashkë me të u arrestua dhe shoqëruesi i saj, një 30 vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sajesa”, i zhvilluar nga Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik të DVP Tiranë, për parandalimin e kalimit të paligjshëm të kufirit, me dokumente të falsifikuara, me qëllim kërkimin e azilit.

Operacioni u bazua në inteligjencën informative të siguruar nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik të DVP Tiiranë, si dhe falë përdorimit të pajisjeve logjistike bashkëkohore, që tashmë disponon Policia Kufitare, për evidentimin e dokumenteve të falsifikuara.

Tentoi të kalonte kufirin, me dokumente të falsifikuara, me qëllim kërkimin e azilit në Mbretërinë e Bashkuar, me pretendimin se në Shqipëriri ishte viktimë e prostitucionit, vihet në pranga 24-vjeçarja.

Procedohet penalisht 30-vjeçari që e shoqëronte.

Sekuestrohen një pasaportë, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi italiane, të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, bazuar në inteligjencën informative të siguruar nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik të DVP Tiranë, se një shtetase do të kalonte kufirin, me dokumente të falsifkuara, me qëllim kërkimin e azilit, duke mashtuar për arsyen, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sajesa”.

Në kuadër të operacionit, në Rinas, u kap dhe u vu në pranga në tentativë për të kaluar kufirin shtetasja M. M., 24 vjeçe.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 30 vjeç, i cili shoqëronte 24-vjeçaren.

Gjatë kontrollit të detajuar, në cantën e 24-vjeçares, Policia gjeti dhe sekuestroi një pasaportë, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi italiane, të falsifikuara, të cilat kjo shtetase do t’i përdorte për të kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar, duke sajuar një alibi se në Shqipëri ishte viktimë e prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UKRAINA NUK MJAFTOHET NGA TANKET/ I kërkon Perëndimit dhurimin e 24 avionëve luftarakë
Previous article MOSMARRËVESHJE PËR TAKSAT/ Shkarkohet nga detyra kryetari i Partisë Konservatore në Britaninë e Madhe

s.autor

Postime të ngjashme

BEQAJ I DREJTOHET GJYKATËS SË LARTË/ Ish-ministri kërkon heqjen e masës ‘arrest në burg’, ofron garanci pasurore për lirimin e tij Aktualitet

BEQAJ I DREJTOHET GJYKATËS SË LARTË/ Ish-ministri kërkon heqjen e masës ‘arrest në burg’, ofron garanci pasurore për lirimin e tij

STUHI EKSTREME NË BALLKAN/ Alarm maksimal, Shqipëria në nivel rreziku 1. Kosova nivelin më të lartë, 3 Aktualitet

STUHI EKSTREME NË BALLKAN/ Alarm maksimal, Shqipëria në nivel rreziku 1. Kosova nivelin më të lartë, 3

GJYKATA E LARTË SHPALL KANDIDATËT E PARË PËR KLGJ/ Përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve Aktualitet

GJYKATA E LARTË SHPALL KANDIDATËT E PARË PËR KLGJ/ Përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT