• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRUPI I HABILAJVE/ GJKKO jep vendimin përfundimtar për ish-shefin e Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode
Home
Aktualitet
Kronikë

GRUPI I HABILAJVE/ GJKKO jep vendimin përfundimtar për ish-shefin e Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode

27 January, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

GJKKO ka dënuar me 12 vite burg ish-shefin e Policisë në Dhërmi, Sokol Bode, që ishte pjesë e aktiviteteve kriminale të grupit të Habiljave, në veçanti trafikun e drogës ne drejtim të Italisë.

Sipas vendimit të Gjykatës, Bode deklarohet fajtor për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, e për këtë ai dënohet me 12 vjet burg.

Bode akuzohet gjithashtu edhe për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, për të cilën dënohet me 2 vite burg, ndërsa në total Gjykata i ka dhënë atij 12 vite burg. Por, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë vetëm 8 vjet burgim.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Tereza Merkaj (kryesuese), Genti Shala (anëtar) dhe Valdete Hoxha (anëtare), sot më datë 27.01.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 14/70 akti, datë 13.10.2022, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi/i pandehuri S.B., kundër vendimit nr. 28, datë 22.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

-“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.B. për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.B. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

3. Në bashkim të dënimeve, bazuar në nenin 55/1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit S.B., me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

4. Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit S.B., me 8 (tetë) vjet burgim.

5. Vuajtja e dënimit për të pandehurin S.B. të fillojë nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “Arrest në burg” të caktuar ndaj tij.

6. Në aplikim të nenit 16, pika 1, gërma “a” të Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i ndryshuar, i pandehuri S.B. ta vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë…”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 28, datë 22.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLORENC ÇAPJA NË KËRKIM/ Policia i konfiskon 5 ambiente dhe 4710 m2 sipërfaqe toke
Previous article DETAJET/ Kush janë ‘të fortët’ që policia u çmontoi kamerat. Nga grupi i Avdylajt tek vëllai i Rrumit e Plarent Dervishaj

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT