Prej dy ditësh një i moshuar rezulton i zhdukur. Bëhet fjalë për shtetasin Nasi Xhoxhi.
Mësohet se Xhoxhi, 78 vjec kishte shkuar për peshkim në plazhin e Semanit e nuk është kthyer më.
Njoftimi i policise
Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim dhe nuk është kthyer më.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit.
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit.


