• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
QËLLIM, FORCIMI I BASHKËPUNIMIT/ Rrumbullaku vizitë pune në Itali
Home
Aktualitet
Kronikë

QËLLIM, FORCIMI I BASHKËPUNIMIT/ Rrumbullaku vizitë pune në Itali

24 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë një vizitë pune sot në Itali.

Mësohet se qëllimi i kësaj vizite ka qenë forcimi i bashkëpunimit policor dypalësh dhe luftën kundër të gjitha kërcënimeve më të rëndësishme kriminale që prekin të dyja vendet.

Takimi erdhi si rezultat i takimit të fundit të zhvilluar më 13 janar, mes ministrave të Brendshëm Piantedosi dhe Bledar Çuçi.

Kujtojmë se operacioni i fundit i realizuar me sukses mes vendeve ishte ai i anijes me qindra mijëra litra naftë kontrabandë që u kap në Durrë.

Njoftimi:

Bashkëpunimi me Policinë italiane dhe partnerët e tjerë strategjikë, prioritet kryesor i Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm mori pjesë në “TRYEZËN E TRETË TEKNIKE OPERACIONALE MES DREJTORËVE TË POLICISË ITALIANE DHE SHQIPTARE”, me qëllim forcimin e bashkëpunimit policor dypalësh dhe luftën kundër të gjitha kërcënimeve më të rëndësishme kriminale që prekin të dyja vendet. Takimi i sotëm erdhi si rezultat i takimit të fundit, të zhvilluar më datë 13 janar, mes ministrave të Brendshëm Piantedosi dhe Bledar Çuçi, të cilët kanë përcaktuar linjat strategjike të veprimit policor, në zonën e Ballkanit dhe më në përgjithësi në Mesdhe.

Takimi u hap me përshëndetjen e ambasadorit italian në Shqipëri Fabrizio Bucci dhe të ambasadores së Republikës së Shqipërisë në Itali, Anila Bitri Lani, të cilët vlerësuan nivelin e bashkëpunimit policor të arritur mes dy vendeve.

Prefekti Lamberto Giannini nënvizoi se marrëdhënia e konsoliduar e bashkëpunimit me Policinë shqiptare ka çuar në arritjen e rezultateve shumë të mira në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku theksoi nevojën e rifreskimit të vazhdueshëm të strategjive kundër krimit, për t’i përshtatur ato me kërcënimet globale të cilat ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme. Ai ka falënderuar prefektin Vittorio Rizzi, Drejtorin Qendror të Policisë Kriminale dhe Shërbimin e Policisë Postare, për mbështetjen e ofruar në rastin e sulmit të hakerave, ndaj platformës informatike të Policisë së Shtetit, në muajin shtator të vitit të kaluar.

Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku: “Ndihem krenar dhe tejet i privilegjuar që me homologët e Policisë italiane dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese, takohemi si miq, si bashkëpunëtorë të barabartë të të njëjtit front lufte.

Sot, nuk flasim më për bashkëpunime letrash, për burokracira dhe pakte fjalësh, por ulemi krah për krah njëri-tjetrit, me punë konkrete, për punë konkrete, me shifra dhe evidenca që flasin qartë dhe tejet pozitivisht për sa kemi bërë dhe që na motivojmë për gjithçka çfarë mund të bëjmë. Krimi i organizuar, trafikimi i qenieve njerëzore dhe i lëndëve narkotike, terrorizmi, krimi ekonomiko-financiar dhe së fundi krimi kibernetik, tashmë me përmasa globale, nuk janë më as fenomene dhe as shqetësime brenda kufijve të një shteti.

Lufta ndaj tyre është tashmë prioritet i përbashkët global, ndaj dhe bashkëpunimi i shumanshëm dhe maksimal, ndërmjet institucioneve policore që ne përfaqësojmë, mbetet kura e vetme për parandalimin dhe shërimin e plagëve sociale që lënë paligjshmëritë dhe krimet.

Shpreh bindjen time dhe të organizatës që unë drejtoj se, duke vijuar punën e përbashkët në të ardhmen, do të kontribuojmë për të bërë të mundur që në të dyja vendet tona dhe jo vetëm, të jetë gjithmonë e më e vështirë të mbijetojnë shkelësit e ligjit dhe gjithmonë më e lehtë dhe komode, për të jetuar dhe prosperuar qytetarët e ndershëm.

Kam bindjen e plotë që në misionet tona, do të jemi gjithmonë përkrah njëri-tjetrit, për të ofruar mbështetje dhe asistencë të ndërsjellë. Ju garantoj se Policia e Shtetit shqiptar mbetet plotësisht e angazhuar për rritjen e partneritetit me autoritetet policore italiane dhe për intensifikimin e bashkëpunimit për përmbushjen e objektivave tanë të përbashkët. Tek punonjësit e Policisë së Shtetit shqiptar do të gjeni gjithnjë kolegë dhe partnerë profesionistë, të sigurtë dhe të besueshëm.”

Gjatë punimeve të Tryezës së Tretë u vlerësuan bashkëpunimi në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të trafiqeve të paligjshme, bashkëpunimi policor në luftën kundër terrorizmit dhe roli kyç që ka për sigurinë europiane, duke patur parasysh pozicionin gjeografik të Shqipërisë, që e bën atë një nga portat hyrëse në Ballkan. Grupi “Skënderbeg”, i cili përfshin edhe Kosovën, ka rëndësi themelore, si në çështjet e luftëtarëve të huaj ashtu edhe në hetimet operative të cilat lehtësohen nga një dialog i përpiktë dhe i kualifikuar ndërmjet forcave policore të të dyja vendeve.

Pjesa qendrore e takimit iu kushtua planifikimit të formimit policor. Në këtë fazë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkoi mbështetjen e Policisë së Shtetit italian, për identifikimin e kritereve të përzgjedhjes për aksesin në karrierën policore, për përgatitjen e programeve të trajnimit të nivelit bazë dhe të dytë, si dhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy akademive të Policisë.

Po gjatë punimeve të Tryezës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë italiane zyrtarizuan marrëveshjen për çështjet e formimit policor, duke firmosur një dokument që përcakton hapat që do të ndërmerren për funksionalitetin dhe implementimin e kësaj marrëveshjeje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËSHTË MË MIRË TË MË SHOHËSH NGA LARG"/ Luizi merr vendimin 'përfundimtar', Kiara: Çdo ditë të Zotit ndryshon...
Previous article NUK NDALEN SULMET ME ARMË NË SHBA/ Të paktën 7 të vrarë në San Francisko

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT