• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMET e reja amerikane dhe britanike: Vaksinat kundër COVID-19 mbrojnë për një kohë afatgjatë
Home
Botë

STUDIMET e reja amerikane dhe britanike: Vaksinat kundër COVID-19 mbrojnë për një kohë afatgjatë

22 January, 2023 s.autor Botë

Dy studime të veçanta, që përfshinë mijëra pacientë me COVID-19 nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara, tregojnë se personat që nuk janë vaksinuar, janë në një rrezik më të madh për të patur simptoma të virusit edhe shumë kohë pas infektimit. Njoftimet vijnë ndërsa Kina po i kërkon të gjithë popullatës së saj të moshuar të vaksinohet.

Qysh para fillimit të janarit, Kina ka qenë në garë për të vaksinuar të moshuarit e saj.

Ajo iu bashkua vendeve të tjera duke hequr ose lehtësuar rregullat për testimin, karantinën dhe lëvizjen.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi një fushatë më 29 nëntor për të rritur shkallën e vaksinimit tek të moshuarit kinezë, gjë që ekspertët shëndetësorë thonë se është thelbësore për të ndihmuar në shmangien e një krize të kujdesit shëndetësor.

Tani ka dy studime që përforcojnë idenë se njerëzit duhen nxitur të vaksinohen.

Një studim britanik i botuar në revistën Cardiology Research shqyrtoi të dhënat shëndetësore të 160,000 njerëzve gjatë muajit mars dhe nëntor të vitit 2020, periudha përpara se të ishte e disponueshme ndonjë vaksinë COVID-19.

Ata që u prekën nga sëmundja gjatë asaj kohe u zbulua se kishin deri në 81 herë më shumë gjasa të vdisnin brenda tre javëve të para të infektimit.

Por studimi zbuloi gjithashtu se njerëzit kishin më shumë gjasa të vuanin nga sëmundjet e zemrës 22 ditë pas diagnozës dhe kjo mund të vazhdonte deri në 18 muaj.

Studiuesit thonë se janë kujdesur që të përjashtojnë personat që kanë pasur një histori të problemeve me zemrën.

Një studim me 2000 pacientë nga hulumtues amerikanë i lidh njerëzit e pavaksinuar me simptomat për 28 ose më shumë ditë pas infektimit të tyre.

“Është shumë mirë të shohësh këto studime shumë të mëdha që raportojnë një lidhje mes vaksinimit dhe shpeshtësisë së simptomave afatgjata të Covid-it. // Është me të vërtetë e rëndësishme që ne mund ta dimë tani me siguri, e të themi se vaksinimi në të vërtetë zvogëlon shpeshtësinë e simptomave afatgjata, si dhe format më të rënda të sëmundjes që shfaqen herët pas infektimit”, thotë Profesor Peter Openshaw, në Universitetin Imperial College të Londrës.

Studimi amerikan zbuloi se 77 për qind e njerëzve të pavaksinuar në studim kishin shkallë më të lartë të simptomave afatgjata.

Këtu përfshiheshin njerëz që kishin më shumë gjasa të zhvillonin diabet, çështje neurologjike dhe sëmundje të shëndetit mendor, si dhe komplikime të mushkërive.

Profesori Openshaw shpjegon se si virusi mund të krijojë komplikime për pjesë të ndryshme të trupit.

“Unë mendoj se është mjaft e qartë se nëse virusi do të dalë nga mushkëritë në zemër, ai duhet të kalojë përmes qarkullimit të gjakut. Dhe vaksinat janë shumë të mira. Ato nxisin antitrupat në rrjedhën e gjakut. Kështu që unë mendoj se ka një mekanizëm shumë të qartë me anë të të cilit vaksinat parandalojnë komplikimet kardiake”.

Profesori Openshaw thotë se tani ka disa studime që tregojnë se simptomat afatgjata të COVID-it largohen pas një viti./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUSH MA KA ZËNË SHTRATIN?" Luizi nervozohet keq sapo del nga izolimi
Previous article HODHI FOSHNJËN NË LUMË/ Orjana Gremi rrëfeu krimin 2 ditë pas ngjarjes

s.autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT