• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Mesfushori i “internuar” tek ekipi B, Trashi i kërkon shpëtim… Zotit
Home
Futboll

Mesfushori i “internuar” tek ekipi B, Trashi i kërkon shpëtim… Zotit

21 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Partizani e ka gjobitur dhe “internuar” pas sherrit me trajnerin Sulejman Starova në Turqi, por Lorenc Trashi nuk dorëzohet. Mesfushori nuk mund ta komentojë për mediat ndëshkimin e drejtuesve, pasi prononcimi pa lejen e klubit pas debatit në Antalia, ka pjesën e tij te gjoba e vendosur.

Gjithsesi, përmes profilit të tij në rrjetet sociale, Trashi jep një mesazh për të ardhmen. 25-vjeçari tani shpresën e ka te Zoti dhe nuk do të dorëzohet nga vendimi që ka marrë klubi ndaj tij.

“Mos u dorëzo. Ka shpresë për ty. Zoti do të ndihmojë ty!”, shkruhet në brendësi të fotos së publikuar nga Lorenc Trashi në profilin e tij në “Instagram”.

eerg

BASHKËPUNIMI ME STAROVËN – Përveç gjobës monetare, Trashi është dëbuar nga ekipi i parë dhe i duhet për një afat të pacaktuar të përgatitet me Partizanin B.

Ky mbetet një vendim që qarkullon në ambientet e brendshme të klubit, por që është bërë i ditur edhe nga mediat, por i pa konfirmuar nga vetë Partizani.

Trashi-470x313

Gjasat janë të pakta që lojtari ta pranojë këtë “internim”, por nëse nuk e zbaton, masat ndëshkuese mund të përshkallëzohen. Në prononcimin për “Panorama Sport”, një ditë pas sherrit me trajnerin, Trashi e tha qartë që me Starovën e ka mbyllur përfundimisht, duke lënë të kuptohet se nuk do ketë më bashkëjetesë mes palëve, pavarësisht ndëshkimit që do t’i faturohet

Starova-Trashi-Batha-696x464

. “Gjithsesi, unë personalisht e quaj të mbyllur me Starovën, aspak nuk tërhiqem mbrapa, çfarëdo mase të merret kundrejt meje, si për shembull, një gjobë e majme, unë absolutisht nuk e pranoj, sepse jam me të drejtë dhe s’lejoj njeri ta mohojë këtë gjë. Kur kam qenë gabim, kam qenë unë që i kam kërkuar falje profesorit, por tani jo më. E them hapur, Starova nuk më do në ekip siç ka bërë dhe me disa lojtarë të tjerë që i ka prerë në besë”, kështu u shpreh Trashi për “Panorama Sport” një ditë pas sherrit me “Bobin” në Antalia.

Lorenc-Trashi-Partizani

Për momentin, i bie që te Partizani të ketë vend vetëm për njërin, ose Trashin ose trajnerin Starova. Gjithsesi, shpresohet që gjakrat të ulen dhe palët të pajtohen, pasi Partizani nuk dëshiron që ta largojë me parametër zero lojtarin, i cili ka qenë planifikuar për t’u shitur në merkaton e verës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tirana gjen mbrojtës, në Turqi “zbarkon” Ristevski
Previous article Cungu: T’i mbyllim derën politikës, kam refuzuar Skënderbeun

Q.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT