• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRGJIMET E SPAK: Banda e Durrësit po bënte gati atentat tjetër ndaj ‘Rrumit të Shijakut’ e ish-prokurorit Ndoja
Home
Breaking News

PËRGJIMET E SPAK: Banda e Durrësit po bënte gati atentat tjetër ndaj ‘Rrumit të Shijakut’ e ish-prokurorit Ndoja

21 January, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet e SPAK-ut për goditjen e bandës së Plaurent Dervishajt, e cila rezulton se është organizatorja e atentatit të nëntorit të vitit 2019 ku shënjestra ishte Landi Muharremi ose Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut, ku në atë krim u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe u vra shoferi i tij Andi Maloku.

Policia arriti të arrestonte Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, Bashkim Haxhia, Marsel Decka, Endrit Sinani e Juljan Pjetri, ndërsa shpalli në kërkim shtetasit Plarent Dervishaj, Ramazan Rraja, Julian Mece dhe Dritan Shkëmbi.

Burime bëjnë me dije se përmes përgjimeve të cilat kanë nisur që në vitin 2020, SPAK mundi të zbulonte planin e personave të përfshirë dhe pjesë e dosjes janë disa episode bisedash që tregojnë të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim duke planifikuar një tjetër atentat, pas atij të 1 nëntorit 2019.

Mësohet se urdhër-arrestet për këta persona janë firmosur në muajin nëntor dhe dhjetor të vitit 2022 dhe janë mbajtur sekret, pasi prokurorët sipas informacioneve që kishin rezultonte se eksponentët e kësaj ngjarjeje që janë shpallur në kërkim ishin duke diskutuar për t’u kthyer në Shqipëri.

Por më pas Prokuroria e Posaçme, duke vlerësuar se kishte kaluar një kohë e gjatë dhe mund të kishte ngjarje të tjera kriminale, prokuroria ka vendosur që të bëjë publik aksionin dhe të arrestojë 5 personat që sot dolën për masë sigurie, duke iu caktuar “arrest me burg”.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se Ramazan Rraja, pas atentatit, është ndaluar në aeroportin e Zvicrës dhe pasi është marrë disa orë në pyetje, është lënë i lirë, ndërsa tashmë është shpallur sërish në kërkim.

Më herët në lidhje me këtë ngjarje ishin arrestuar shtetasit Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTOI TË ARRATISEJ PASI PA POSTBLLOKUN E POLICISË/ Arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Itali. Ja çfarë iu gjet në makinë
Previous article ZBARDHEN DETAJET/ Operacioni “Perimetri”, shkon në 8 numri i të arrestuarve, në pranga edhe dy të rinj (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit Aktualitet

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër Aktualitet

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT