• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EVA KAILI DENONCON “REGJIMIN SPECIAL” NË BURG/ Avokati: Ajo e ka parë fëmijën e saj vetëm dy herë, që nga arrestimi
Home
Nderkombetare

EVA KAILI DENONCON “REGJIMIN SPECIAL” NË BURG/ Avokati: Ajo e ka parë fëmijën e saj vetëm dy herë, që nga arrestimi

21 January, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Gazeta belge La Libre, në një artikull të publikuar me titull ‘Katargate’ flet për kushtet në paraburgim të Eva Kailit. Pse Kaili e ka parë fëmijën e saj vetëm dy herë që nga arrestimi? shkruan gazeta.

Sipas artikullit, duke qenë se Eva Kaili është në paraburgim, ajo ka të drejtën e vizitave të përditshme, duke përfshirë edhe fëmijën e saj. Megjithatë, shton artikulli, nuk është kështu.

“Më 19 janar, Dhoma e Procedurës Paraprake e Brukselit zgjati masën e paraburgimit për Eva Kailin”, e cila ndodhet në burgun Haren, një burg i ri, që prej datës 9 dhjetor.

Avokatët e saj, Andre Rizopoulos dhe Michalis Dimitrakopoulos, denoncojnë kushtet “mesjetare” të paraburgimit, ndërsa raportojnë se klienti i tyre e ka parë vajzën e saj vetëm dy herë që kur u arrestua për Katargate.

Rregullat për të vizituar burgjet
Gazeta raporton se vizitat në burg drejtohen nga rregulla shumë specifike. “Kështu, të akuzuarit (dmth persona që nuk janë gjykuar ende, që është kategoria në të cilën bën pjesë zonja Kaili) mund të presin çdo ditë vizitorë. Të dënuarit (d.m.th, gjykimi i të cilëve është zhvilluar tashmë) mund të marrin vizitorë tri herë në javë. Këto vizita organizohen gjithmonë në tre ditë të ndryshme, duke përfshirë të paktën një gjatë fundjavës dhe një të mërkurë pasdite, gjë që e bën më të lehtë vizitën e fëmijëve”.

Duke qenë se Eva Kaili është në paraburgim të përkohshëm, ajo duhet të përfitojë nga vizitat e përditshme. Sipas avokatit, Klientja e tij, thotë zoti Rizopoulos, ka të drejtë për dy vizita në muaj si pjesë e “vizitave familjare”, domethënë një vizitë private që i lejon asaj të shohë bashkëshortin ose fëmijën e saj në një mjedis më intim.

“Nuk do të ketë vizitë deri në shkurt”
“Klientja ime nuk e ka parë fëmijën e saj në dhjetor, e ka parë dy herë në të njëjtën fundjavë në janar dhe nuk do të ketë vizitë deri në shkurt, shton Andre Rizopoulos sipas gazetës “La Libre”, duke folur për diçka “të pakuptueshme”. Zoti Rizopulos pyet veten se kush vendosi për këtë status special.

Administrata e burgut, në kontakt me gazetën, thekson se nuk është e autorizuar të diskutojë për çështjen e Eva Kailit, por sqaron se rregullat e përgjithshme në Haren janë si më poshtë: “Çdo i burgosur ka të drejtë të bëjë një vizitë (vizitë klasike) si dhe ka të drejtë për vizitë familjare dy herë në muaj. Në Haren, vizitat familjare zgjasin tre orë çdo herë.’

Çfarë përgjigjet një profesor i procedurës penale
Gazeta i është drejtuar Mark Premonit, profesor i procedurës penale në ULB, duke kërkuar përgjigje nëse ka cenim të të drejtave të fëmijës, i cili thotë se “gjithçka varet se çfarë nënkuptohet termi shkelje. Kur një fëmijë ndahet përkohësisht nga prindërit e tij, gjithmonë duhet pasur kujdes për të mbajtur kontaktin me prindërit. Por ky kontakt mund të mos jetë i përditshëm”.

Profesori sqaron se ka raste që, për shembull, hetuesi ndërhyn për të ndaluar disa vizita. “Kjo ndodh për shembull nëse hetuesi dyshon se një mik që dëshiron të vizitojë (dikë në burg) mund të jetë në të vërtetë bashkëpunëtor. Por është e qartë se fëmijët nuk dyshohen për këtë gje”, shton ai.

Për sa i përket mundësisë që Eva Kaili të ketë fëmijën me vete gjatë kohës së paraburgimit, Mark Premon thotë se kjo nuk është diçka e zakonshme: “Ka gra që lindin në burg dhe foshnja qëndron me nënën e saj, por ka një kufi moshe, që fëmijët të mos qëndrojnë atje pafundësisht”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSOJNË KEQ/ Kapen me 4 kg heroinë në makinë, dënohen tre shqiptarët në Francë
Previous article 17 VITE NGA VDEKJA E IBRAHIM RRUGOVËS/ Rama: I përjetshëm qoftë kujtimi i tij

s.autor

Postime të ngjashme

JO VETËM TRUMP DHE NATANYAHU/ Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz Botë

JO VETËM TRUMP DHE NATANYAHU/ Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

TRAGJEDI NGA ZJARRET E SPANJËS/ Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar Botë

TRAGJEDI NGA ZJARRET E SPANJËS/ Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar

ULTIMATUM IRANIT/ SHBA: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja Botë

ULTIMATUM IRANIT/ SHBA: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT