• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ ISH-PROKURORIT ARJAN NDOJ/ Lihen në burg 5 të dyshuarit si organizatorë
Home
Breaking News

ATENTATI NDAJ ISH-PROKURORIT ARJAN NDOJ/ Lihen në burg 5 të dyshuarit si organizatorë

21 January, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Lihen në burg 5 të akuzuarit si organizator të atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, Bashkim Haxhia, Marsel Decka, Endrit Sinani, e Juljan Pjetri.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se Plarent Dervishaj, Ramazan Rraja, Julian Mece dhe shtetasi me inicialet D.Sh, janë shpallur në kërkim si organizatorë të atentat mafioz.

Nga hetimet e SPAK rezultoi se Plarent Dervishaj, i cili ishte në konflikt me Aleksandër Lahon alias Pëllumb Muhareremin i njohur si Rrujmi, pasi e akuzonte si organizator të atentatit në fshatin Koxhas, ku udhëtonte në automjet bashkë me miqtë e tij Bashkim Gaxhia dhe Jualin Mece. Ata mundën të mbijetonin, por Dervishaj pas kësaj filloi të thurte planin për eliminimin e kundërshtarit të tij dhe të prokurorit Arjan Ndoj.

Atentati ndaj prokurorit u organizua rreth orës 16 të datës 1 nëntor 2019 në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku persona të armatosur qëlluan me armë zjarri mbi automjetin me targa AA 333 ZD, me të cilin udhëtonin shtetasit Andi Maloku, Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho. Andi Maloku mori plagë të rënda dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa prokurori dhe miku i tij mbijetuan.

Për këtë ngjarje, SPAK akuzon si oranizator Plarent Dervishajn si dhe Ramazan Rrajën, ndërsa të dyshuarit e tjerë sipas SPAK ishin në rolin e bashkëpunëtorëve dhe ndihmësve.

Për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Arjan Ndoja; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi); grup i strukturuar kriminal po gjykohen Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj.

Sipas prokurorisë së posaçme anëtarët e grupit kriminal kanë tentuar para dhe pas atentatit të 1 nëntorit 2019 për të kryer ekzekutimin e Aleksandër Lahos dhe Arjan Ndoj. Në këtë aksion të fundit, SPAK urdhëroi kontrollin e 10 ambienteve, ku sekuestroi armë, shuma të konsiderueshme parash, kontrata shitblerjeje dhe sende me vlerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRANSPORTONTE KANABIS ME MAKINË/ Arrestohet i riu në Tiranë, i gjendet edhe një peshore elektronike
Previous article "GATI PËR ZJARR"/ Flet ish-komandanti i njësisë speciale të Gardës së Republikës: Urdhri në radio...

s.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT