• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ/ Bllokohet aksi i rrugës së Arbrit! Pezullohet sërish mësimi në 2 shkolla në Lezhë! Disa fshatra në Krujë…
Home
Sociale

MOTI I KEQ/ Bllokohet aksi i rrugës së Arbrit! Pezullohet sërish mësimi në 2 shkolla në Lezhë! Disa fshatra në Krujë…

20 January, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit gjatë orëve të fundit. Kjo ka sjellë bllokimin e rrugës së Arbrit ndërsa vijon pezullimi në 2 shkollat në Lezhë, oborret e të cilave ishin të mbuluara nga uji një ditë më parë. Teksa reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe Krujën, disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

DIBËR – Reshjet e dendura të dëborës në zonat malore të Dibrës gjatë orëve të para të mëngjesit kanë bllokuar rrugën e Arbrit, bypass-in Qafë Murrizë. Policia bën apel që drejtuesit e mjeteve që shkojnë në drejtim të Tiranës të përdorin rrugën alternative, aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz. Aktualisht subjekti kontraktor po punon për mirëmbajtjen, pastrimin e rrugës dhe hapjen e saj. Njëkohësisht, Policia Rrugore apelon që të gjithë drejtuesit e mjeteve të  tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit,  të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes me shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

LEZHË – Intensiteti i reshjeve të shiut ka rënë gjatë orëve të fundit, por edhe gjatë ditës së sotme nuk po bëhet mësim në dy shkollat të cilat një ditë më parë ishin nën pushtetin e ujit, shkollat ‘Gjergj Kastrioti’ dhe ‘Besëlidhja’.
KRUJË – Të gjitha malet në rrethin e Krujës janë të mbuluara nga dëbora, trashësia e së cilës varion deri në 15 cm. Rruga për Qafshtamë kalohet vetëm me zinxhirë. Ndërsa disa fshatra kanë mbetur pa drita për shkak të dëmtimit të linjave ekzistuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QYTETI MË I LARTË I EVROPËS/ Kush është Davosi, aty ku takohen njerëzit me pushtet
Previous article VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU/ Si parashikohet moti për ditën e sotme

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT