Drejtuesi i prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani, ka lëshuar një mandat arresti për Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist në Krujë Rrahman Rraja. Mëngjesin e sotëm SPAK, RENEA dhe oficerë të BKH kanë kryer kontrollin e disa banesave në zonën e Rinasit, Niklës dhe Krujës, me shpresën lokalizimin dhe më pas arrestimin e Ramazan Rrajës.
Ky personazh është shpallur në kërkim qysh prej datës 17 janar 2023, pasi gjykata e posaccme ka pranuar kërkesën e prokurorisë SPAK, për caktimin e masës së arrestit në burg ndaj Rrajës.
SPAK pretendon se Ramazan Rraja, kushëriri i tij Redjan Rraja dhe persona të tjerë në qytetin e Durrësit, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në atentatin e datës 1 nëntor 2019 në zonën e Sukthit, ku mbeti I vrarë shoferi Andi Maloku, dhe të plagosur rëndë Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.


