• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Si vdiq italiani në Vlorë? Bashkëshortja hedh akuza të forta mbi mjekët e spitalit
Home
Aktualitet
Kronikë

Si vdiq italiani në Vlorë? Bashkëshortja hedh akuza të forta mbi mjekët e spitalit

21 January, 2018 g.autor Aktualitet, Kronikë

Një 45-vjeçare nga Vlora ka denoncuar në Polici mjekët e spitalit rajonal, pas vdekjes së bashkëshortit të saj italian.

Ajo i ka akuzuar bluzat e bardha për mjekim të pakujdesshëm të 66- vjeçarit Vitorio Canali, i cili është shtetas italian.

Ngjarja është regjistruar më datë 18 janar, ditën e premte, në spitalin e Vlorës, ku pasi ka ndërruar jetë Vitorio Canali, ka qenë shtetasja Ermelinda Refati, ajo që ka bërë kallëzim pranë strukturave të Policisë së Vlorës.

Ajo ka pretenduar se bashkëshorti i saj 66-vjeçar ka ndërruar jetë në repartin e reanimacionit në spitalin e Vlorës si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm nga stafi mjekësor aty.

Sipas informacioneve, 66- vjeçari është shtruar gjatë datës 18 janar në spitalin e Vlorës, me probleme shëndetësore, ndërsa dyshohet se kanë qenë shqetësimet nga zemra, ato që kanë sjellë përkeqësimin e shëndetit të tij, shkruan “Panorama”.

Por disa orë pasi është shtruar në spital, 66-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa bashkëshortja e tij ka akuzuar mjekët dhe stafin e repartit të reanimacionit, që kanë shkaktuar vdekjen e tij si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm.

Referuar akuzave të ngritura, specialistët e seksionit të hetimit të krimeve në Policinë e Vlorës kanë sekuestruar edhe kartelën e 66-vjeçarit, ndërsa trupi i tij është dërguar drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Ndërkohë, nga spitali rajonal i qytetit të Vlorës nuk ka pasur asnjë reagim.

Mjekët theksuan se do të presin përgjigjen e Mjekësisë Ligjore dhe hetimeve të nisura për ngjarjen në fjalë, duke mos pranuar të japin komente të tjera rreth kësaj ngjarje.

Sipas të dhënave, çifti ishte në një bashkëjetesë dhe jetonin herë në Vlorë dhe herë në Itali.

Së fundmi, ata kishin ardhur në Vlorë ku kishin edhe një banesë të tyre.

Papritur, të premten, 66-vjeçari ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe 45-vjeçarja e ka dërguar atë menjëherë në spitalin e Vlorës.

Por pak momente pas mbërritjes, ai ka ndërruar jetë, çka ka shkaktuar edhe reagimin e gruas, e cila i është drejtuar Policisë dhe ka kallëzuar stafin mjekësor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Cilin do të donte të hiqte nga emisioni Ori, Isli Islamin apo Eno Popin?
Previous article DRAMA E 21 JANARIT/ Familjarët e Aleks Nikës-Arta Markut: Hap DOSJET, jo VRASËSIT

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT