• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DETAJET/ Parlamenti Evropian kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pezullimin e negociatave me Serbinë
Home
Rajon

DETAJET/ Parlamenti Evropian kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pezullimin e negociatave me Serbinë

18 January, 2023 F.autor Rajon

Në një rezolutë të miratuar, Parlamenti Evropian kërkon edhe një herë që kërkesa për viza për qytetarët e Kosovës të hiqet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe mbështet kërkesën e vendit për statusin e kandidatit në BE.

Deklarata po ashtu afirmon pakthyeshmërinë e pavarësisë së Kosovës, rrugën e saj euroatlantike dhe mbështet njohjen reciproke si një mjet për të sjellë Kosovën dhe Serbinë në mirëkuptim përmes negociatave.

Ndërkaq, pesë shteteve mosnjohëse u është kërkuar të njohin pavarësinë e Kosovës.

“Është miratuar amendamenti që mirëpret kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE, si dhe ai që bën thirrje që 5 shtetet anëtare që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës ta bëjnë këtë dhe theksohet “nevoja urgjente që procesi i dialogut Prishtinë-Beograd të udhëhequr nga BE-ja të intensifikohet. me objektivin e normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe mbi bazën e njohjes reciproke.” – raporton European Western Balkans.

Në rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian thuhet se kapitujt tjerë në kuadër të negociatave me Serbinë për anëtarësim në BE mund të hapen vetëm nëse shteti serb forcon angazhimin e saj për reforma në demokraci dhe sundim të ligjit.

“Parlamenti Evropian përsërit qëndrimin e tij se kapitujt e mëtejshëm të negociatave duhet të hapen vetëm kur Serbia të forcojë angazhimin e saj për reforma në fushat e demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe të demonstrojë përafrim të plotë me CFSP” thuhet në rezolutë.

Parlamenti Evropian përshëndeti gjithashtu fillimin e diskutimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe kërkoi “të gjitha palët përkatëse të miratojnë veprimet thelbësore për të lehtësuar përparimin e shpejtë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

Në rezolutë, PE përsëriti mbështetjen e tij për aspiratat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe u kërkoi vendeve pjesëmarrëse të “ripërtërijnë angazhimin e tyre për zgjerimin duke respektuar masat e BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Kërcënimi i paraqitur nga agresioni rus ndaj Ukrainës është objekt i kësaj rezolute në politikën e BE-së, e cila u miratua në seancën plenare në Strasburg.

Një pjesë e madhe e rezolutës i kushtohet ndikimit të Rusisë në republikat e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, vihet re ndikimi i dëmshëm rus në rajon, i cili tenton të destabilizojë Ballkanin Perëndimor. Në të njëjtën kohë, thirret për të shmangur këtë ndikim.

Me 407 vota pro, 92 vota kundër dhe 142 abstenime, deputetët miratuan rezolutën bazuar në raportin vjetor për zbatimin e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë për vitin 2022, të hartuar nga David McAllister, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme (AFET).

Parlamenti Evropian theksoi kërcënimin e paraqitur nga “agresioni i pajustifikuar ushtarak i Federatës Ruse kundër Ukrainës” për sigurinë evropiane dhe globale dhe që “ndryshoi ndjeshëm kontekstin gjeopolitik të politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së (CFSP).

Lufta në Ukrainë thuhet se ka shkaktuar një shkatërrim dhe vuajtje të madhe, duke përkeqësuar pasigurinë ekonomike dhe ushqimore, si dhe krizat energjetike dhe klimatike në shumë zona të botës./Nacionale.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBIZOTËRON E BARDHA/ 15+ modele thonjsh që do t’i adhurojnë vajzat e "fiksuara" pas detajeve
Previous article BINI NË DASHURI SHUMË SHPEJT? Ja se kush është shkaktari kryesor

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT