• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I gjetëm nënë e bir të shkrumbuar përtokë …”/ Flasin banorët për vdekjen fatale në Vlorë (VIDEO,DETAJE)
Home
Sociale

“I gjetëm nënë e bir të shkrumbuar përtokë …”/ Flasin banorët për vdekjen fatale në Vlorë (VIDEO,DETAJE)

21 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja tragjike e orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme në qytetin e Vlorës ku flakët i morën jetën dy personave.

Si pasojë e zjarrit që shkrumboi një banesë në lagjen “1 Maji” kanë humbur jetën nënë e bir, Selkie dhe Novruz Hoxhallari, përkatësisht 73 dhe 43 vjeç.

Familja Hoxhallari prej vitesh kishin ardhur nga Maliqi i Korçës dhe jetonin në Vlorë. I afërmi i tyre ka treguar tmerrin pas ngjarjes tragjike.

“I gjetëm dy trupat e karbonizuar, në trupin e Novruzit u gjet edhe një cigare,” është shprehur ai.

Nga dyshimet e para thuhet se banesa u përfshi nga flakët për shkak të kontaktit të rënë nga rrjedhja e bombolës me sobën me dru.

***

I afërmi: Shkak bombola e hapur, rridhte gaz kur u futëm

Djali i hallës së Olsi Hoxhallari tregon se vikimat jetonin prej 15 vitesh në Vlorë. Ai thekson se kur janë futur në banesë në orët e para të mëngjesit kanë parë që nga bombola e gazit rridhte ende, çka sipas tij është bërë shkak për humbjen e jetës së Selkie Hoxhallarit dhe djalit të saj 43 vjeçar Olsi Hoxhallari.

“I gjetëm të dy të pajetë rreth orës 04:00 të mëngjesit pasi banesa ishte përfshirë nga flakët. Shkak ka qenë bombola e cila ka qenë e hapur gjithë natën. E gjetëm duke nxjerrë gaz kur jemi futur. Kemi 15 vjet që kemi ardhur në Vlorë”, tha djali i hallës së Olsi Hoxhallarit.

Nga ekspertiza e parë kryer nga grupi hetimor konfirmohet se dy personat kanë humbur jetën si pasojë e një cigareje të ndezur dhe rrjedhjes së bombolës së gazit ç’ka ka shkaktuar flakët e djegien e dhomës dhe dy personave.

Familjarët konfirmojnë se familja Hoxhallari jetonte prej 15 vitesh në Vlorë ndërsa kishin ardhur nga Korça.

Olsi jetonte kryesisht në Greqi ku edhe punonte. Ai ishte i martuar dhe prind i një djali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article McGregor rrezikon të humbas titullin në UFC
Previous article Mourinho: Kemi nevojë për Sanchez

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT