Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim kreun e delegacionit të vëzhguesve të OSBE-ODHIR për zgjedhjet parlamentare të Qershorit 2017, Peter Tejler mbi përfundimet e raportit të misionit.
Kreu i opozitës e konsideroi shumë të rëndësishëm raportin, ku u shpreh se Reforma Zgjedhore është prioritet për Partinë Demokratike dhe është kërkuar të nisë puna menjëherë me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Gjithashtu, vonesat dhe mungesa e vullnetin nga ana e qeverisë mund të cënojë procesin për një hartuar një reformë tërësore.
Kreu i opozitës kërkoi mbështetjen dhe eskpertizën e misionit të OSBE/ODIHR-it për implementimin e rekomandimeve. Reforma Zgjedhore duhet të përballet me shumë prej problematikave të shumta të procesit si lista e zgjedhësve, sistemin e adresave, përdorimin e financimeve dhe individëve me rekorde kriminale, përdorimin e pushtetetit, votën e emigrantëve dhe mbi të gjitha shit-blerjen e votës.
Votimi dhe numërimi elektronik është kërkesa dhe kushti parësor i opozitës shqiptare. Kreu i opozitës tha se votimi dhe numërimi elektronik do të eleminojë shumë prej problemeve. Basha tha se Partia Demokratike kërkon me ngulm një reformë tërësore që jo vetëm të adresojë e të zgjidhjë problemet e mëdha të procesit, por edhe të fuqizojë të drejtën e qytetarëve për të vendosur si dhe të kufizojë pushtetin e kryetarëve të partive.
Po ashtu, ngritja e një institucioni të pavarur nga qeveria për të ndalur presionet dhe abuzimet mbi administratën është e domosdoshme, ashtu si ndjekja dhe penalizimi fort i çdo rasti të evidentuar për shit-blerje vote.


