• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ISH-KRERËT E UÇK-SË DALIN PARA GJYKATËS SPECIALE/ Në mars pritet të nisë gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Home
Rajon

ISH-KRERËT E UÇK-SË DALIN PARA GJYKATËS SPECIALE/ Në mars pritet të nisë gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

18 January, 2023 s.autor Rajon

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur konferenca përgatitore për gjykim në rastin e ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Ata të katër janë paraqitur fizikisht në këtë seancë paragjyqësore. Më herët, ata kryesisht paraqiteshin përmes lidhjes direkte, duke mos qenë të pranishëm.

Marsi është propozuar të jetë muaji i fillimit të gjykimit ndaj tyre. Në konferencën përgatitore, kryetari i trupit gjykues, nga ZPS-ja është thënë që janë gati që të fillohet me 1 mars.

“Ne jemi në një pozicion si herën e fundit, ne jemi gati që ky gjykim të fillojë në mars, dhe jemi gati të fillojmë me një mars”, kanë thënë nga ZPS-ja.

 

 

Me këtë datë janë pajtuar edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve.

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas aktakuzës fillestare, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDIA NË UKRAINË/ Ministri i Brendshëm po shkonte në një pikë të nxehtë të luftës, helikopteri fluturonte ulët për t’iu shmangur raketave
Previous article SHUMË PRANË PUTHJES? Luizi merr guximin, Kiara i shmanget. Çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit?

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT