• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DYSHOHET SE ABUZOI ME NJË TË MITUR/ Kushi reagon për rastin në Tepelenë: Mësuesi është pezulluar. Nxënëses menjëherë i është…
Home
Politikë

DYSHOHET SE ABUZOI ME NJË TË MITUR/ Kushi reagon për rastin në Tepelenë: Mësuesi është pezulluar. Nxënëses menjëherë i është…

18 January, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Ministra e Arsimit Evis Kushi ka reaguar për rastin e mësuesit në Tepelenë, i cili dyshohet se abuzoi me një nxënëse dhe më pas u dhunua nga të afërmit e saj.

Kushi deklaron se mësuesi është pezulluar nga detyra dhe se nxënëses menjëherë i është ofruar ndihmë nga punonjësit e shërbimit psiko-social dhe gjithashtu drejtoria dhe stafi i shkollës do të vijojnë mbështetjen për vajzën dhe familjen e saj, për ta kapërcyer këtë situatë.

Ajo thekson se nëse vërtetohet fajësia, krahas dënimit nga organet e drejtësisë, personat përgjegjës përjashtohen përgjithmonë nga sistemi arsimor.

REAGIMI I MINISTRES KUSHI
Kemi ndjekur nga afër ngjarjen e ditëve të fundit të ndodhur në Tepelenë, ku një mësues është dhunuar, pasi akuzohet nga familjarët për abuzim ndaj vajzës së tyre. Për mësuesin është marrë masa e ndalimit nga policia dhe Zyra Arsimore Tepelenë ka marrë sot vendimin për pezullimin e mësuesit nga puna deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Nxënëses menjëherë i është ofruar ndihmë nga punonjësit e shërbimit psiko-social dhe gjithashtu drejtoria dhe stafi i shkollës do të vijojnë mbështetjen për vajzën dhe familjen e saj, për ta kapërcyer këtë situatë.

Besojmë fort se organet e drejtësisë do ta zbardhin shumë shpejt të vërtetën e kësaj ngjarjeje dhe do të marrin vendimet e duhura ligjore. Siç e kemi bërë të ditur edhe më parë, qëndrimi ynë për këto raste është i prerë dhe nëse vërtetohet fajësia, krahas dënimit nga organet e drejtësisë, personat përgjegjës përjashtohen përgjithmonë nga sistemi arsimor.

Për këtë arsye, kemi përfshirë një nen të ri në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, i cili do të miratohet së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë. Ne nuk do të lejojmë të punojë në institucionet tona arsimore askënd që cënon shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve tanë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË KENI TURP QË LËNDONI NJË FAMILJE..."/ Anjeza Shahini reagon pas lajmeve se është ndarë nga bashkëshorti
Previous article "DO BËJMË 27..."/ Amos dhe Dea, humor shokues: Hajde bëjmë fëmijë dhe iu shesim organet

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT MËSYJNË SËRISH DREJT KRYEMINISTRISË/ Policia i shpërndan brenda pak minutash me gaz dhe ujë! Boshatiset bulevardi, disa të shoqëruar Aktualitet

PROTESTUESIT MËSYJNË SËRISH DREJT KRYEMINISTRISË/ Policia i shpërndan brenda pak minutash me gaz dhe ujë! Boshatiset bulevardi, disa të shoqëruar

TENSIONE PARA KRYEMINISTRISË/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, përdoret spraj me piper Aktualitet

TENSIONE PARA KRYEMINISTRISË/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, përdoret spraj me piper

DITA E ÇLIRIMIT/ Begaj: Kemi detyrimin të ruajmë amanetin e dëshmorëve, lirinë e Atdheut Politikë

DITA E ÇLIRIMIT/ Begaj: Kemi detyrimin të ruajmë amanetin e dëshmorëve, lirinë e Atdheut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT