Gjashtëmbëdhjetë persona janë vrarë, përfshirë ministrin e punëve të brendshme të Ukrainës, zv.ministrin e Brendshëm dhe Sekretarin e Shttit, pasi një helikopter u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh në një periferi lindore të kryeqytetit Kiev.

  • foto galeri

Dy fëmijë po ashtu janë mes të vdekurve dhe 10 të tjerë po trajtohen në spital. Ministri, Denys Monastyrsky, ishte me tetë të tjerë në helikopter.

Shefi i policisë kombëtare Ihor Klymenko shkroi në Facebook se helikopteri i përkiste shërbimit të emergjencës shtetërore të Ukrainës.

Pas përplasjes një zjarr shpërtheu pranë kopshtit dhe fëmijët dhe stafi u zhvendosën nga ndërtesa. Mbetjet nga helikopteri ishin të dukshme jashtë një ndërtese të djegur.

 

Ishte errësirë ​​dhe mjegull në momentin e rrëzimit dhe raportet fillestare sugjerojnë se helikopteri goditi kopshtin përpara se të rrëzohej pranë një ndërtese banimi.

Njëzet e dy persona janë dërguar në spital, duke përfshirë 10 fëmijë, tha Klymenko.