• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASURIA E PASTRUESES/ 2 shtëpi dhe 3000 m2 vresht në emër të burrit! Vetëm makina u ble me para të vjedhura
Home
Breaking News

PASURIA E PASTRUESES/ 2 shtëpi dhe 3000 m2 vresht në emër të burrit! Vetëm makina u ble me para të vjedhura

17 January, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Tiranës po heton për pastrim parash zyrtaren e shtetit Alda Klosin, pastruesen Rozeta Dobi dhe i biri Havieri. Në banesën e pastrueses dhe të birit policia ka gjetur rreth 550 mijë euro të vjedhura në banesat e ku Rozeta Dobi ishte kontraktuar për të pastruar. Alda Klosi, e cila ka ushtruar funksionet e drejtoreshës në Ministrinë e Financave si dhe të drejtores së kabinetit në Ministrinë për Rindërtimin dhe Programin për Reformat, ministri këto të drejtuara nga Arben Ahmetaj, pretendon se Rozeta Dobi i ka vjedhur vetëm 120 mijë euro në banesë, para për të cilat thotë se ishin të xhaxhait të saj. Nga ana tjetër, Rozeta Dobi thotë se të gjitha paratë i ka vjedhur në shtëpinë e Alda Klosit.

Prokuroria po heton pasurinë e të dy palëve. Report Tv krahas pasurisë së Alda Klosit, ka zbuluar edhe pasurinë e Rozeta Dobit, e cila ka në emrin e bashkëshortit Spartak Dobi dhe të birit 4 pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme. Spartak Dobi është bashkëpronar i dy apartamenteve në Tiranë, me sipërfaqe 57 m2 dhe 61 m2, fituar në vitin 2013. Deklarohet vetëm vlera e apartamentit 61 m2, 3 500 000 lekë. Në vitin 2018, Dobi është bërë pronar i 3 mijë m2 vresht në periferi të Tiranës, blerë për 12 milionë lekë të vjetra.

Në emrin e të birit Havier Dobi rezulton vetëm një makinë Mercedez Benz i tipit “E 550 4MATIC UF9”, ngjyrë e zezë Benzinë + Gaz. Makina është blerë në dhjetor 2022, gjatë periudhës kur Rozeta Dobi kishte vjedhur paratë në shtëpinë e Alda Klosit. Nga koha e krijimit të pasurive, duket se vetëm makina është blerë me para të vjedhura. Në media janë raportuar edhe për dy makina të tjera, por në dokumente figuron vetëm kjo makinë në emrin e Havier Dobit. Rozeta Dobi kishte që në vitin 2010 që punonte si pastruese. Nga ana tjetër, Spartak Dobi ka deklaruar se ka marrë para dëmshpërblimi si i ish persekutuar politik.

Ndërsa, Alda Klosi i ka krijuar pasuritë kur ka ushtruar funksione të rëndësishme publike në Ministrinë e Financave dhe Rindërtimit. Në vitin 2017 blen bashkë me bashkëshortin, me të cilin ndahet më pas, apartament në Tiranë, me sipërfaqe 72 m2, me vlerë të deklaruar 31 mijë euro. Në 2018, blen një apartament 47 m2, me vlerë të pretenduar 2.5 milionë lekë ose rreth 20 mijë euro, me burim shitjen e një prone të prindërve të ish bashkëshortit me vlerë rreth 100 mijë USD.

Në vitin 2020 blen makinë Toyota RAV4 për 4 mijë euro. Të gjitha këto pasuri i ka blerë pasi është emëruar në funksionet publike, me pagë mujore rreth 80 mijë lekë të vjetra në muaj. Në vitin 2021, zonjës Klosi i dhurojnë dy apartamente në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe 42 m2, me vlerë të deklaruar rreth 70 mijë euro. Në vitin 2021, trashëgon nga babai një apartament 50 m2 në Tiranë, si dhe dy sipërfaqe trualli 216 m2 dhe 160 m2 në Tiranë. Në pasuritë e trashëguara zonja Klosi ka 1/3 si pjesë. Në 3 shkurt 2022 dhe në datën 28 maji 2022, Alda Klosi ka lidhur dy kontrata për ndërtim pallatesh në pronën e saj me sipërfaqe 216 m2, të trashëguar./shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A E DINIT SE CILAT JANË SHENJAT MË TË QETA TË HOROSKOPIT? Nëse gjeni veten mes tyre...
Previous article MERRET VENDIMI/ Kejvina skualifikohet nga Big Brother

F.autor

Postime të ngjashme

POLICIA AKSION NË TIRANË DHE NË ZONAT PËRRETH/ Arrestohen dy persona, Sekuestrohen kokainë, armë dhe... Aktualitet

POLICIA AKSION NË TIRANË DHE NË ZONAT PËRRETH/ Arrestohen dy persona, Sekuestrohen kokainë, armë dhe...

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë" Breaking News

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë"

NGA ARRESTIMI NË FRANCË, TE EKSTRADIMI NË SHQIPËRI/ Mediat franceze zbardhin detaje për Ermal Beqirin Aktualitet

NGA ARRESTIMI NË FRANCË, TE EKSTRADIMI NË SHQIPËRI/ Mediat franceze zbardhin detaje për Ermal Beqirin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT