• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHET “FOLEJA” E BOSIT MAFIOZ/ Policia kërkon dokumentet që i la “trashëgim” Toto Riina
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBULOHET “FOLEJA” E BOSIT MAFIOZ/ Policia kërkon dokumentet që i la “trashëgim” Toto Riina

17 January, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Karabinierët e Repartit të Operacioneve Speciale dhe hetuesit e Prokurorisë së Palermos kanë arritur të gjejnë edhe folenë ku fshihej Matteo Messina Denaro, bosi i madh i Mafias siçiliane, i arrestuar të hënën në një klinikë private në Palermo.

Streha e sigurt ndodhej pikërisht në territorin e tij, në Trapani, zonë e drejtuar më parë nga babai i tij, mik i ngushtë Toto Riina-s, të ashtuquajtur “Capo dei Capi”. Godina në Campobello ku rrinte Denaro, i cili kërkohej nga autoritetet italiane prej 30 vitesh, ishte në qendër të qytezës, në mes të njerëzve.

Shtëpia ndodhej pak kilometra nga vendlindja e Denaro-s, Castelvetrano. Campobello është qyteza e Giovanni Luppino-s, njeriut i cili të hënën shoqëronte bosin e Mafias në spitalin privat ku edhe u arrestua. Gjatë operacionit të kërkimit raportohet nga mediat italiane se ka marrë pjesë vetë prokurori i çështjes, Paolo Guido, i cili heton prej vitesh për “Kumbarin” e mafies.

Hetuesit kanë bastisur banesën gjatë natës së kaluar dhe kanë harxhuar disa orë aty, ku kanë gjetur sende me vlerë, veshje “firmato” dhe parfume të shtrenjta, gjëra që përkojnë me stilin dhe jetën që bënte Denaro, por nuk është gjetur asnjë armë.

Kërkimet e karabinierëve tani janë përqendruar te vendi ku mendohet se Denaro ka fshehur arkivin e tij, ku sipas dëshmive të shumë të penduarve të drejtësisë, ndodhen edhe shumë sekrete të mafies që drejtohej nga Toto Riina, që njihet edhe si periudha më e dhunshme e Cosa Nostra, me atentate, ekzekutime dhe sulme me bomba ndaj civilëve.

Në janar 1993, kur u arrestua Riina, shtëpia e tij në një kompleks privat banesash në Palermo nuk iu nënshtrua kërkimeve nga autoritetet dhe pretendohet se aty kanë “humbur” dokumente të rëndësishme që do të hedhin edhe më shumë dritë mbi lidhjet e Mafias me shtetin dhe, sipas disa akuzave, edhe me segmente shtetërore dhe lozha masonike. Këtë herë, hetuesit nuk kanë përsëritur të njëjtin gabim.

Arrestimi i Matteo Messina Denaro-s u bë i mundur edhe falë “pistës së tumorit”, dhe kurave ndaj të cilave bosi mafioz po i nënshtrohej. Pasi kishin rënë në gjurmë të emrit të rremë që Denaro përdorte, Andrea Bonafede, operativët e Repartit të Operacioneve Speciale ndërhynë menjëherë në spitalin privat, sapo ai u regjistrua në bazën e të dhënave aty.

Duke qenë se Denaro po kurohej në këtë klinikë prej disa vitesh tashmë, autoritetet italiane kanë nisur hetime edhe për mjekun Alfonoso Tumbarello, i cili kujdesej për të. Mjeku 70-vjeçar është me origjinë nga Campobello, pikërisht vendlindja e shoqëruesit të Denaro-s dhe qyteza ku ai fshihej. Hetimet për të kanë nisur pasi rezulton se deri para disa muajsh, Tumbarello ishte mjeku i Andrea Bonafede-s së vërtetë, një 59-vjeçar, i cili gjithashtu ishte me origjinë nga Campobello.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MODELI QË DO JU PËRSHTATET/ 6 prerje për flokë të gjatë e të drejtë, që do i japin portretit tuaj një pamje krejt tjetër
Previous article "VËSHTIRË T'I MBAJ DUART LARG TIJ"/ Zbulohet i dashuri i ri i Selena Gomez

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë... Aktualitet

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë...

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT