• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDODH EDHE KJO! Shkeli rregullat e qarkullimit rrugor, Zvicra i mohon shtetësinë milionerit francez
Home
Jetë

NDODH EDHE KJO! Shkeli rregullat e qarkullimit rrugor, Zvicra i mohon shtetësinë milionerit francez

17 January, 2023 s.autor Jetë

Autoritetet zvicerane i kanë refuzuar kërkesën për shtetësi një shtetasi francez, pasi ai u shpall fajtor për drejtimin me dyfishin e lejuar të shpejtësisë.

Vendimin për refuzimin e kërkesës për shtetësi të shtetasit francez, i cili jeton në Zvicër për gati katër dekada dhe është pronar i klinikave dhe hoteleve luksoze, është marrë nga Administrata Federale e Zvicrës.

Sipas SchengenVisaInfo.com i pandehuri konsiderohej si i mirintegruar dhe i qëndrueshëm financiarisht, me një pasuri që arrinte në miliona franga. Megjithatë, pasi ai u kap duke ecur me 80 km/h në një zonë me shpejtësi të kufizuar prej 40 km/h në vitin 2017, autoritetet vendosën të refuzojnë kërkesën e tij për natyralizim, e cila ishte dorëzuar në vitin 2018.

Prokuroria publike e Gjenevës e kishte dënuar edhe me gjobë shtetasin francez , emri i të cilit nuk bëhet i ditur, në korrik të 2017-s.

Duke marrë parasysh veprën penale që ka bërë shtetasi francez, Gjykata Administrative Federale Zvicerane vendosi se një person me precedentë penalë nuk mund të pretendojë “integrim të suksesshëm”. Për më tepër, gjykata shtoi se shtetësia nuk mund të jepet derisa të ketë skaduar masa e provës, theksoi Swiss Info. Kjo do të thotë se shtetasi francez së shpejti duhet të paraqesë një kërkesë të re për shtetësi.

Shtetasve të vendeve të tjera mund t’u jepet shtetësia zvicerane për sa kohë që ata plotësojnë disa kërkesa. Ekzistojnë dy mënyra kryesore përmes të cilave një i huaj mund të fitojë shtetësinë dhe ato janë natyralizimi i thjeshtuar, si dhe natyralizimi i zakonshëm. Natyralizimi i thjeshtuar zbatohet vetëm për disa kategori personash dhe vendimi është më i shpejtë pasi merret nga qeveria federale.

Nga ana tjetër, natyralizimi i zakonshëm është një proces më kompleks, pasi duhet të kalojë përmes autoriteteve kantonale, komunale dhe federale të vendit.
Rregulli i përgjithshëm për natyralizimin e zakonshëm është që një person duhet të dëshmojë se ka dhjetë vjet që banon në Zvicër dhe ka një leje qëndrimi të përhershme.

Përveç këtyre, aplikantët për natyralizim duhet të dëshmojnë edhe se janë integruar me sukses në shoqëri dhe kanë njohuri për zakonet. Ata që aplikojnë për natyralizim nuk duhet të paraqesin rrezik për sigurinë e vendit.

Procedurat dhe kërkesat, mund të ndryshojnë nga një kanton në tjetrin. Për këtë arsye, të gjithë këshillohen të kontrollojnë rregullat që ka kantoni i tyre kur bëhet fjalë për paraqitjen e një aplikimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RESHJET E DENDURA TË DËBORËS MBULOJNË VENDIN/ Ja si paraqitet situata e rrugëve
Previous article NË SA SHTETE TË BOTËS MUND TË UDHËTONI? Ja sa e fuqishme është pasaporta shqiptare

s.autor

Postime të ngjashme

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT