Gjykata e Durrësit ka lënë në burg dy prej të arrestuarve për operacionin e kontrabandës së naftës. Për pronarin e anijes, Elton Qevani pronari si dhe kapitenin Selim Gaba gjykata ka dhënë masën arrest me burg ndërsa detyrim paraqitjeje për Klajdi Kapxhiun dhe Muhamed Rada.
Arrestimi i shtetasve shqiptarë dhe disa të huajve erdhi pas një operacioni të përbashkët mes Shqipërisë dhe Guardia di Finanza ku u kapën 62 mijë litra naftë kontrabandë pranë Portit të Durrësit që vinte nga Libia. Anijet u konstatuan më 12 janar, kur u arrestuan anëtarët e ekuipazhit të ‘Geni’ dhe një ditë më pas u vunë në pranga anëtarë e ekuipazhit të anijes libiane.


