• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RUMANIA NË PROTESTË/ 100 mijë persona mbushin rrugët e Bukureshtit: Duam drejtësi
Home
Rajon

RUMANIA NË PROTESTË/ 100 mijë persona mbushin rrugët e Bukureshtit: Duam drejtësi

21 January, 2018 g.autor Rajon

AC/DC dhe Andrei Rieu ia kanë dalë të mbushnin me koncertet e tyre në sheshin e madh “Piata Constitutiei” në Bukuresht, me rreth 60.000 vetë.

Por protesta masive të shtunën solli edhe më shumë njerëz në këtë shesh e në bulevardin që të çon drejt “Pallatit të Popullit”, ndërtesa e parlamentit të sotëm rumun. 100.000 vetë dolën në rrugë.

  • 450 kilometra në këmbë

Dhjetë prej këtyre demonstruesve nuk dalloheshin me grumbullit të njerëzve të shtunën, por ata kanë qenë në qendër të vëmendjes së shtypit në ditët e shkuara.

Ata kanë ardhur me këmbë nga qyteti Cluj në Transilvani në kryeqytet. Sorin Bobis, i cili e ka organizuar këtë demonstratë tha në mbrëmjen para protestave.

“Kur njerëzit bëjnë 450 kilometra me këmbë që t’u dëgjohet zëri, për të shprehur pakënaqësinë e tyre me qeverinë, do të ketë edhe disa mijëra bukureshtas të tjerë që do të ndërpresin aktivitetet e fundjavës për të protestuar.”

Në të vërtetë erdhën më shumë vetë se në fillim të protestave, në dhjetor. Qeveria e drejtuar nga partia PSD në kohë rekord ndërmori atëherë vendime që e vënë në pikëpyetje pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Mes këtyre vendimeve edhe atë që parasheh që të dyshuarit të jenë prezentë, kur të merren në pyetje viktimat, kontrollet mund të bëhen vetëm pas njoftimit të dërguar më parë tek personat e prekur, provat e videove mund të shpallen të pavlefshme dhe paraburgimi në raste akuzash korrupsioni do të bejrë si masë.

Madje mes deputetëve me probleme juridike diskutohet mundësia, që abuzimi me postintë mos shihet si vepër penale, nëse nuk tejkalohet një kufi financiar i caktuar. Kjo ka ndezur zemërimin e njerëzve.

  • Parulla në dy gjuhë

Shumë vetë kanë ardhur nga zona, ku jeton pakica hungareze. Megjithëse ka tensione për shkak të kërkesave për pavarësi në këtë rajon, dallimet kulturore apo gjuhësore nuk luajtën ndonjë rol në protesta.

Peter Ecksetin-Kovacs, përfaqësues i partisë së Pakicës hungareze në Rumani (UDMR) ka marrë me vete në Bukuresht të gjithë ata që donin të protestonin, madje me parulla në dy gjuhë.

“Ne duam drejtësi, gënjeshtarët nuk duhet të ulen tek levat e pushtetit”, thotë ai. Kovacs është një nga politikanët e pakët që ishin mes demonstruesve.

Demonstruesit e tjerë edhe ata që erdhën nga Cluj gjetën dyert e mbyllura, si në selinë e PSD-së ashtu edhe të partnerit të koalicionit qeverisës, partisë pseudo-liberale, ALDE. Oferta e këtyre dy partive për dialog ishin dyert e mbyllura.

Zëdhënësi i partive popullore europiane, EVP, Siegfried Muresan, eurodeputet thotë se në një situatë të tillë vendi i një politikani është mes njerëzve. “Posti i politikanit është i përkohshëm, në radhë të parë ti je qytetar.”

Muresani, një politikan me origjinë rumune erdhi në Bukuresht për shkak të protestave. Ai e kupton pakënaqësinë e demonstruesve.

“Vitin e kaluar bëhej fjalë për ligje amnistie. Tani bëhet fjalë për kufizimin e pavarësisë së prokurorëve e gjykatësve dhe dobësimin e autoritetit antikorrupsion, DNA. Njerëzit dalin në rrugë për t’i dhënë sinjal politikës- ne nuk e pranojmë këtë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Situata POZITIVE për investimet afatshkurtra", drejtori i BERZH flet për stadin e ekonomisë dhe fatet e 2018
Previous article Shqipëria kryeson listën për DIVORCET. 1 në 4 çifte ndahet

g.autor

Postime të ngjashme

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve Rajon

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit Rajon

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT