• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU TË RIUN NGA KUKËSI/ “ÇUDIT” avokati i “Kobras”: Arma për burrat është, e ka pas ndonjë dashnore aty dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU TË RIUN NGA KUKËSI/ “ÇUDIT” avokati i “Kobras”: Arma për burrat është, e ka pas ndonjë dashnore aty dhe…

16 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Avokati i Dibran Hoxhajt, Nexhat Elshani ka justifikuar klientin e tij për vrasjen e kryer në klubin e natës ‘Kobra City’ si dhe për mbajtjen e armës, me deklarata skandaloze. Në një prononcim për mediat, ai është shprehur se ‘arma është për burra’.

“Po mirë, është një thënie megjithatë popullore se arma është për burra edhe mbajtësi ose bartësi i armës paraprakisht e di që ka përgjegjësi dhe në momentin kur t’i zihet sigurisht se edhe përgjigjet dhe është përgjigjur”, është shprehur ai.

Më pas ai ka shtuar se kjo ka qenë fraza që ka thënë klienti i tij dhe jo ai.

“Ai ka bindjen që arma është për burra. Klienti im e ka thënë, jo unë. Në përgjithësi thoshte që arma është për burra e jo për gra. Është një keqinterpretim për këtë punë. Mbrohet në heshtje,”- thotë avokati për Nacionale.

Deklaratat e tij nuk mbyllen me kaq. Avokati Elshani shton gjithashtu se sherret në klubin e Hoxhajt, ‘Kobra City’ ndodhin sepse aty ka vajza e gra

“Natyra e lokalit ku ka punu ka qenë natyrë e ashpër, e egër. Njerëzit iu kanë përmbajte sjelljes dhe mënyrës që qëndrimit në ato lokale. Kriste aty dajaku për pesë minuta. Gjithë sherrin në lokalin të cilin Dibran Hoxhaj po e udhëheqte në Zhur të Prizrenit “Kobra Citu”, e kanë nisur gratë. Krejt femrat e bëjnë sherrin o v’lla. Femrat aty- ato që punojnë, flirtojnë me të tjerë. Ky reagon (e ka fjalën për Dibran Hoxhajn). E ka ndonjërën aty sigurisht dashnore. Aty (e ka fjalën për lokalin e Kobrës), krejt shteti ka dështu. Lokali ka punu pa leje,”- thotë avokati i Kobrës.

Pyetur nëse është i vetëdijshëm për paragjykimet në deklaratat e tij, avokati ndërron qëndrim.

“Sherri bohet se aty ka femra. Jo dashnorja ime, jo pse e nguce. Kështu mes veti përplasë. Femrat hiç s’bëjnë sherr. Mos mi interpretoni keq deklaratat e mia,”- shton ai.

Dibran Hoxhaj, i njohur si ‘Kobra’ akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa 5 të arrestuar të tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”. Dibran Hoxhaj është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visar Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt. Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË QENDËR TË KRITIKAVE/ Ministrja gjermane e Mbrojtjes jep dorëheqjen
Previous article KOKAINË DHE SENDE TË FORTA ME VETE/ Arrestohen katër persona në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT