• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ËSHTË ME TRE FËMIJË…”/ Dëshmitarja flet për plagosjen në Fier: Dëgjuam vetëm krismat
Home
Aktualitet
Kronikë

“ËSHTË ME TRE FËMIJË…”/ Dëshmitarja flet për plagosjen në Fier: Dëgjuam vetëm krismat

13 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shitësja e një dyqani fruta perimesh ka rrëfyer e tronditur ngjarjen e ndodhur pak minuta më parë, ku një 50 vjecar mbeti i plagosur me armë zjarri.

Ajo thotë se njihet prej vitesh me të plagosurin Dashamir Mucën, i plagosuri i cili u transportua menjëherë në spital pas plagëve të marra.

“Është njeri shumë i mirë, uroj vetëm që të jetë mirë. Ai është me tre fëmijë gjynah nga zoti, të jetë mirë. Gjërat sqarohen si do të jetë puna. Unë e njoh për njeri të mirë. Nuk dëgjova asgjë se merresha me klientët brenda, vetëm krisma,” -tregon ajo, ndërsa sa i përket konfliktit me autorin, Altin Nika, që çoi më pas në përdorim e armës, gruaja thotë se nuk ka dëgjuar gjë përveç krismave.

“Vetëm krisma dëgjuam, nuk dola nga frika. Autorin nuk e njoh, nuk pash asgjë. Kam një jetë të tërë këtu e njoh për njeri të mirë.” u shpreh më tej ajo.

Ngjarja u shënua mesditën e sotme, ku burime zyrtare të policisë thanë se pas një konflikti të castit 52 vjecari Altin Nika, i shpallur tashmë në kërkim, qëlloi me armë në drejtim të 50 vjeçarit Dashamir Muça.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DENONCIMI I NGACMIMIT SEKSUAL/ Reagon PD: Dënojmë aktin dhe mosreagimin e institucioneve
Previous article OPERACION MBI CALL CENTER NË SERBI/ Sekuestrohen një milion dollarë në kriptovaluta. 15 të arrestuar

s.autor

Postime të ngjashme

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit Aktualitet

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër Aktualitet

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT