• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Qendra e prostitucionit në Astir, flet i riu: Kam çuar shokët, paguanin nga…
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ Qendra e prostitucionit në Astir, flet i riu: Kam çuar shokët, paguanin nga…

12 January, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Qendra e masazheve “Eden” që vetëm emrin në reklamë kishte të tillë, nuk ishte e panjohur për banorët e zonës së ‘Astirit’. Shumë e dinin se brenda saj motër e vëlla, i shfrytëzonin  punonjëset për të ushtruar prostitucion.

Report Tv arriti të intervistojë një të ri, banor të zonës, i cili duke ruajtur anonimatin thotë se ka dërguar vetë shokët e tij për të kryer marrëdhënie seksuale me punonjëset e qendrës së masazhit. Sipas tij, shokët paguanin deri në 10 mijë lekë.

“Kam dëgjuar 5-6 i kamë çuar me dorën time deri te dera. I kam hap derën dhe i kam futur brenda. Kanë paguar nga 100 mijë lekë dhe kanë thënë zgjidh çfarë të duash dhe 40 mijë masazhi. Ka gati një vit që ka qenë në funksion. Shokët e mi kanë 2-3 muaj që kanë qenë. 100 mijë lekë. Me të shkuar 10 veta bëhen 1 milion lekë në ditë”, tregon një i ri.

Policia arrestoi Kristiana Halilin, tutore, dhe një punonjëse 20-vjeçare që ushtronte prostitucion, por sipas rrëfimit të të riut për Report Tv, në qendrën e kamufluar të masazheve, punonin edhe vajza të tjera.

“Tre dilnin çfarë do të zgjedhësh për masazh. Shkonin 7-8 veta në ditë. Kam parë deri në moshën 50 vjeç duke u futur. Mosha të reja më shumë. Më mirë një vend tamam se e di që paguar lekët dhe e di që hyn i pastër dhe del i pastër. I kontrollon shteti. Sa na i kanë hapur nga pallatet. Se kemi goca dhe fëmijë. Duke shfrytëzuar për prostitucion në pallat familjarësh. Zbret nga pallati dhe shikon njerëz duke hy në qendër masazhi që e di se për çfarë është”, tha i riu.

Kristos Halili 23-vjeçar vëllai i tutores 28-vjeçare administronte aktivitetin e paligjshëm dhe është shpallur në kërkim nga policia. Jashtë kamerave edhe të tjerë banorë të pallatit thonë që kishin kuptuar se në atë qendër nuk ofrohej vetëm masazh, por edhe shërbime të tjera të jashtëligjshme. Banorë të tjerë nuk e mendonin se përtej reklamës si qendër masazhesh, vajzat ushtronin edhe prostitucion.

“Nuk kemi dyshuar ndonjë gjë ne. Shteti duhet të marrë masa sepse nuk janë në të mirë të shoqërisë”, tha një banor.

“Asnjëherë nuk kam dëgjuar. Këtu në ‘Astir’ jam prej vitesh dhe nuk kam dëgjuar gjë. Thjesht respekt kam pasur për atë djalin. Si fytyrë e njoh. Muhabet nuk kam pasur dhe nuk di më tepër”, tregoi një tjetër.

Qendra e masazheve që operonte prej një viti në zonën e ‘Astirit’, është e vendosur në brendësi të pallateve, pranë rrugës kryesore. Edhe në rrjete sociale, kjo qendër nuk ka kursyer publikimet provokuese të vajzave apo ambienteve të saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 10 FAKTE që vërtetojnë se egjiptianët ishin ndikuesit e parë të bukurisë në histori
Previous article SPAK KËRKOI 1.6 VITE BURG/ Apeli shpall të pafajshme anëtaren e KPK, Etleda Çiften

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë... Aktualitet

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë...

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT