• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI PJERIN XHUVANIT/ Gjykata refuzon kërkesën për riekspertimin e ngjarjes, Paplekaj nxehet me gazetarët: Hiqni…
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI PJERIN XHUVANIT/ Gjykata refuzon kërkesën për riekspertimin e ngjarjes, Paplekaj nxehet me gazetarët: Hiqni…

11 January, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Elbasanit ka zhvilluar një tjetër seancë maratonë prej më shumë se 4 orësh në ngarkim të Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Seanca sot nisi me përplasje, pasi ish-efektivi i RENEA-s, i cili ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, kërkoi që të dilnin jashtë kamerat e mediave.

Në seancën e kësaj të mërkurë u shqyrtuan pamjet filmike që Prokuroria kishte siguruar mbi ngjarjen, ndërsa Paplekaj ka këmbëngulur që të ribëhet akti i ekspertimit. Kjo pasi në seancën e mëparshme, avokati i tij, Mirash Martini kërkoi riekspertimin e vendit të ngjarjes pasi sipas tij nuk përputhet distanca e përcaktuar mes qitësit dhe viktimës. Por kërkesa e avokatit u hodh poshtë me pretendimin se kjo çështje të hetohet nga ekspert të pavarur.

Gjyqi i radhës është caktuar për më 22 janar, pritet të nisë marrja në pyetje e dëshmitarëve. Është një listë e gjatë me 68 emra që prokuroria i ka thirrur për të dëshmuar ne gjyq, e ku mungojnë edhe emrat e politikaneve të dy kaheve politike, por nuk është Gazment Bardhi, i cili ishte shumë pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Si ndodhi vrasja?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një “SMV”, strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË TIRANË/ Adoleshentja bullizohet nga shokët dhe mësuesit, rri katër ditë pa ngrënë dhe përfundon në…
Previous article JU TORTUROJNË ÇDO NATË? Kuptimi që fshihet pas ëndrrave seksuale!

F.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës Aktualitet

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

U BLLOKUAN NË LUMIN DRIN I ZI/ Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë Aktualitet

U BLLOKUAN NË LUMIN DRIN I ZI/ Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT