• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARA TAKIMIT ME ZYRTARIN AMERIKAN/ Bërnabiç: Në tavolinën e diskutimit dhe premtimi i SHBA-së për formimin e Asociacionit në janar
Home
Rajon

PARA TAKIMIT ME ZYRTARIN AMERIKAN/ Bërnabiç: Në tavolinën e diskutimit dhe premtimi i SHBA-së për formimin e Asociacionit në janar

11 January, 2023 s.autor Rajon

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabic, tha para vizitës së zyrtarit amerikan, Derek Chollet, se premtimi i SHBA-së se formimi i Asociacionit e komunave me shumicë serbe do të nisë në janar, pritet të jetë “në tavolinën” e bisedimeve.

“Kjo do të ishte shumë mirë, do të ishte zbatim i Marrëveshjes së Brukselit”, tha ajo për televizion serb, Pink.

Marrëveshja për themelimin e Asociacionit është arritur në vitin 2013, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi në Bruksel. Më pas, më 2015, është arritur marrëveshja mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se disa pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen.

Formimin e Asociacionit e kanë kërkuar edhe SHBA-ja dhe BE-ja. Pavarësisht këtyre kërkesave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur kundër një Asociacioni njëetnik.

Bërnabic, megjithatë, deklaroi se nuk ka pritshmëri nga vizita e Cholletit në Beograd.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka nisur më 11 janar vizitën e tij në Kosovë. Paraprakisht ai ishte në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nesër pritet të shkojë në Serbi.

Siç njoftoi DASH-i, Chollet, do të bisedojë me krerët në Kosovë dhe të Serbisë për integrimin euroatlantik, përfshirë edhe arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve mes dy shteteve, të bazuar në njohje reciproke.

Kryeministrja e Serbisë tha po ashtu se presidenti i INTERPOL-it, Ahmed Naser Al-Raisi, me të cilin foli gjatë vizitës së saj të fundit në Dubai, i tha se gjatë mandatit të tij “nuk do të ketë politizim të organizatës ndërkombëtare policore”.

“Kjo do të thotë se nuk do të ketë anëtarësim të Kosovës në INTERPOL”, ka përfunduar Bërnabic.

Në vitin 2019, Kosovatërhoqi kërkesën e saj për anëtarësim në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL). Deri tani vendi nuk ka aplikuar më për anëtarësim në këtë institucion.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë
Previous article "OSE PSIKOPAT, OSE KA NJË ARSYE"/ Efi bisedon me Kiarën për Luizin

s.autor

Postime të ngjashme

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret Rajon

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT