• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARMË ZJARRI, DROGË DHE LOJËRA FATI/ Prangosen 5 persona në Kurbin. Çfarë gjeti policia gjatë kontrolleve (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

ARMË ZJARRI, DROGË DHE LOJËRA FATI/ Prangosen 5 persona në Kurbin. Çfarë gjeti policia gjatë kontrolleve (EMRAT)

11 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një operacion policor në Kurbin ka çuar në pranga 5 persona, për veprimtari të ndryshme kriminale.

WhatsApp Image 2023-01-11 at 15.18.19 (1)

Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ata u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Terreni”.

Ata dyshohen për një sërë veprash kriminale, që nga trafiku i narkotikëve, armëmbajtja pa leje e deri te ushtrimi I paligjshëm i lojërave të fatit.

Burime për Panorama.al bëjnë me dije se të arrestuarit janë, Genti Suti, të cilit iu gjet nje pistoletë, Jetlir Markaj, i cili u kap me motorr pa leje e me bluzë me mbishkrim policia, Altin Mihana dhe Alket Lika, të cilët ishin në një local të përshtatur për lojërat e fatit dhe Dritan Peka, I dënuar më parë dhe I shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin/ Kontrolle të vazhdueshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në të gjitha format e shfaqjes së tyre.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Terreni”, për goditjen e një sërë veprimtarish kriminale.

Si rezultat, vihen në pranga 5 shtetas.

Sekuestohen 1 armë zjarri pistoletë dhe 7 kompjutera që përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve intensive në terren, 24/7, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Terreni”.

Si rezultat i këtij operacioni, janë vënë në pranga shtetasit:

-G. S., 44 vjeç, banues në Kurbin, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushat e narkotikëve dhe vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

44-vjeçari u kap në Laç, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. S., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak;

-A. M., 37 vjeç, banues në Milot dhe A. L., 49 vjeç, banues në Mamurras, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që administronin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën 7 kompjutera që përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari të kundërligjshme;

-D. P., 34 vjeç, banues në Kukës, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushat e narkotikëve dhe vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;

-J. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi dhe të papajisur me dokumentet përkatëse. Gjithashtu, 34-vjeçari, në momëntin e arrestimit, mbante veshur një xhup me mbishkrimin “Policia”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZOHET PËR NGACMIM SEKSUAL/ Reagon Dani Alvesh: Thjesht kam kërcyer, s’kam cënuar hapësirën e askujt
Previous article E RËNDË NË ITALI/ Hidhet në lumë për t’i ikur policisë, mbytet emigranti 25-vjeçar

s.autor

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT