• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRJASHTIMI NGA GRUPI PARLAMENTAR/ Këlliçi: Hap totalisht qesharak. Paloka: E turpshme, mungesë…
Home
Politikë

PËRJASHTIMI NGA GRUPI PARLAMENTAR/ Këlliçi: Hap totalisht qesharak. Paloka: E turpshme, mungesë…

11 January, 2023 s.autor Politikë

Përjashtimi nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i 4 deputetëve mbështetës të Berishës, shihet nga Edi Paloka dhe Belind Këlliçi si çmenduria e radhës së Enkelejd Alibeajt në shërbim të Edi Ramës. Sipas tyre, veprim i Alibeajt i shërben vetëm qeverise socialiste, dhe aspak bashkimit të demokratëve.

“Është akt mëse i turpshëm, me mungesë dinjiteti nga ai zotëria, por politikisht është heqja e maskave, sepse ai tregoi se është në bashkëpunim me Ramën. Ai mund të vijë një ditë dhe të përjashtojë të gjithë deputetë dhe Rama të vazhdojë lojën me të”, deklaron Paloka.

“Unë nuk e kam bërë këtë autokritikë që ka kërkuar shoku Enkelejd Alibeaj, ndaj gjykoj që komisioni i dëbim internimeve që ka ngritur ai në mendjen e tij paska vendosur të marrë këtë hap totalisht qesharak. Në vend që sot të të ishim emisione dhe të flitej për faktin që e dërguam në SPAK Veliajn, vijmë për shkak të kësaj manovre të Alibeaj, që vetëm opozitarizmit nuk i shërben”, deklaron Këliçi.

Këlliçi deklaron se bëhet fjalë për vendimin e një individi që erdhi në PD si i persekutuar dhe po bën atë që ka bërë partia e punës 45 vite. Ndërsa Paloka thekson se me këto veprime, Alibeaj ia ka kaluar edhe grupit të deputeteve që erdhën në parlament pas djegies së mandateve.

Ferdinand Xhaferaj, i cili nuk është deklaruar si mbështetës i Berishës, shprehet se vendimi për përjashtimin e 4 deputetëve është një maskarade.

“Jam informuar në media, kjo tregon për maskaradën e dimensionit demokratik që ka kjo vendimmarrje, unë jam marrë dhe do vazhdojë të merrem me qeverinë, ka dhe kolegë të tjerë brenda opozitës. Asnjëherë nuk kam votuar për përjashtim kolegësh”, tha ai.

Këtë të martë Enkelejd Alibeaj përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD-se deputetet Oerd Bylykbashi, Belind Klliçi, Tritan Shehu, dhe Agron Shehaj, për mosdistancim nga ngjarjet e 8 janarit të një viti më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIM ME KREUN E PL NË MALËSINË E MADHE/ Meta: Fitorja është e padiskutueshme në të gjitha bashkitë e Shkodrës
Previous article VJEDHJA E 120 MIJË EUROVE/ Ngjela: Dy hajdutët e arrestuar duhet të zbulojnë emrat e…

s.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT