• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
Kriza e peshëngritjes; Trajneri Zef Kovaçi shpjegon pse sportistët marrin doping
Home
Sport
Individuale

Kriza e peshëngritjes; Trajneri Zef Kovaçi shpjegon pse sportistët marrin doping

21 January, 2018 Q.Autor Individuale, Sport

Peshëngritësit dhe trajnerët e këtij sporti, protestuan sot për situatën në të cilën ndodhet Federata e Peshëngritjes.

Rezultati pozitiv për përdorim dopingu nga peshëngritësja Romela Begaj ishte lajmi i keq që tronditi nga themelet këtë federatë. Një nga trajnerët më me eksperience i peshëngritjes, Zef Kovaçi tregon për Top Channel arsyet se perse sportistet shqiptare tundohen dhe përdorin doping duke dëmtuar kështu karrierën e tyre, por edhe sportin shqiptar që dikur ka qenë, elitë.

Sporti më elitar dhe i traditës shqiptare, peshëngritja po shkon drejt një rrënimi të imazhit falë rezultateve të bujshme në dukje, por me një prapavijë të pandershme.

Kur Shqipëria përgatitet të organizojë kampionatin Europian në fund të muajit Mars, Romela Begaj shuan të gjithë entuziazmin e krijuar me titullin e nënkampiones së botës, por në fakt askush nga peshëngritësit shqiptar, të momentit, nga Qerimaj, Godelli, Calja apo Begaj nuk i kanë shpëtuar damkës së dopingut.

Në një intervistë për Top Channel, një nga trajnerët më të njohur të peshëngritjes shqiptare Zef Kovaci, tregon per këtë kulm të së keqes, siç e quan ai momentin që po kalon ky sport.

“Fatkeqësisht nuk zgjohemi shumë për medaljet tani sepse presim prapa çfarë do ndodhi. Na kujton atë sistemin VAR të futbollit ku bëhet goli dhe të gjithë presin arbitrin se ca vendimi do të japë.

Ka ardhur një pik i së keqe jo vetëm për këtë rast që ndodhi pasi më e dëmtuara në këto momente është vetë Romela Begaj”, u shpreh Zef Kovaçi, trajner i peshëngritjes.

Po çfarë i shtyn sportistët të pretendojnë në rezultate të rreme, të ndihmuar nga substanca të ndaluara?

“Një nga arsyet kryesore për përdorimin e dopingut është trajtimi jashtëzakonisht i dobët që i bëhet sportistëve. Ato gjithë ditën marrin në telefon: A kaloi trajtimi i muajit tetor, i muajit shtator.

Trajtimi ushqimor i tyre është vetëm 450 mijë lekë. Një pjesë e tyre janë familjarë imagjinoni dot se çfarë mund të bëjë ai me aq lekë ku vetëm për vitaminat e lejuara nuk i dalin. Anti-dopingu jonë që unë nuk e di kush është. Na vijnë lloj-lloj mësuesësh fiskulture që janë anti-doping”, tha ai.

Për fat të keq interesi i fëmijëve për sportin e peshëngritjes është minimal.
“Kemi hequr normat i ka hequr kjo federatë me qëllimin për të rritur masivitetin, por nuk mund të rritet kështu. Ne nuk kemi me as sasi, as cilësi”, shprehet Zef Kovaçi.
Në fund, Kovaçi tregon hapur fiktivitetin e funksionimit të deritanishëm të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes që po çon në zhdukjen e këtij sporti.

“Në zgjedhjet që u bën përpara një viti ishin 25-26 klube. Më pas kur u bë kampionati ishin vetëm 17 sportist, mua s’më del as llogaria me i pjestu se nga këta 17 sportist 8 ishin vetëm të Tiranës. Edhe sot më thanë që kanë dalë në protestë, ata vërtetë janë të peshëngritjes, por më vjen shumë keq se kanë nga 20 vite që janë larguar nga ky sport dhe bëjnë të gjithë si profesionistë”, thekson ai

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Miocic i jep leksion “bishës” Ngannou, shkruan historinë e UFC
Previous article Si të keni gjoks të madh! Luana na tregon sekretin dhe ju duhet gjilpërë (FOTO)

Q.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT