• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“GJOBA” PËR SHEFIN/ Si ua zhvatën 142 mijë euro biznesmenëve. Tre persona në pranga dhe dy të tjerë në kërkim
Home
Aktualitet
Kronikë

“GJOBA” PËR SHEFIN/ Si ua zhvatën 142 mijë euro biznesmenëve. Tre persona në pranga dhe dy të tjerë në kërkim

11 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas rastit të Shkodrës ku u vunë në pranga tre persona, të cilët gjobisnin biznese e njerëz që e dinin se kishin para, radha duket se i ka ardhur Tiranës.

Tre persona të tjerë janë vënë në pranga pasi sipas Policisë së Shtetit dhe konkretisht skuadrës që heton krimet e tilla, personat kanë fokusuar firma dhe biznese duke përdorur aplikacionin e “Telegramit” për të realizuar përfitimin e vlerës monetare. Ndonëse Policia në reagimin e djeshëm nuk bën me dije detaje nga ‘viktimat’ e këtyre gjobëvënieve, bëhet me dije se tre të arrestuarit janë një nga Tirana dhe dy nga Vlora. Duke pasur parasysh edhe operacionin e 4 ditëve më parë në Shkodër, ka dyshime që grupet kanë ndërvepruar me njëritjetrin për të pikasur dhe më pas gjobitur shënjestrat e tyre. Burime konfidenciale bëjnë me dije se ndër emrat që janë synuar të goditen nga grupi i gjobave janë edhe zyrtarë të lartë të shtetit dhe të pushtetit lokal në vend.

OPERACIONI

Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi nëpërmjet mashtrimit u vinin gjoba biznesmenëve në Tiranë. Në pranga kanë rënë Erion Lika, 41 vjeç, banues në Tiranë, Edmir Jaçe, 32 vjeç dhe Gazmir Ismailaj, 39 vjeç, të dy banues në Vlorë. Detajet e operacionit u bënë me dije në një konferencë për mediat nga shefi i Njësisë “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, Gentian Berberi. Burime të sigurta pranë grupit hetimor bëjnë me dije se personat e arrestuar i vendosën gjobë në Kamzë, kompanisë ‘Everest’, që merret me përpunimin e duraluminit. Pas arrestimit, policia sekuestroi 10 100 euro, 50 000 lekë të rinj, 2 automjete, fatura transaksionesh, 6 celularë, si dhe sende të tjera.

Anëtarët e këtij grupi kriminal kishin të paktën 4 vite që ushtronin veprimtarinë e jashtëligjshme. Pre e tyre ishin biznese të mëdha që kishin taksa e detyrime të papaguara në shtet. Kryesisht ata përdornin aplikacionin “Telegram” dhe në të vendosnin emrin e një zyrtari apo përfaqësuesi të institucioneve shtetërore. Nga verifikimet ka rezultuar se këta persona, duke përdorur identitetet e punonjësve shtetërorë, u kanë shkruar kompanive të ndryshme për t’u marrë shuma parash me argumentin se nuk ndodhen në territorin shqiptar dhe paratë u duheshin për trajtime mjekësore. Në jo pak raste, anëtarët e këtij grupi kriminal janë prezantuar edhe me emra të drejtuesve të tatimeve duke kërkuar para për detyrimet e papaguara në shtet.

Pak ditë më parë, Policia arrestoi edhe tre persona të tjerë nga Shkodra: Jasmin dhe Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç, në tentativë për të përfituar nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 130 000 eurosh. Ata ishin prezantuar si njerëz të rëndësishëm në strukturat e shtetit, për të përfituar shuma të konsiderueshme parash në euro. Pre e këtij mashtrimi ata synuan kompaninë Salillari. Në operacionin e parë u sekuestruan 142 600 euro. Policia është duke verifikuar nëse të dyja rastet dhe personat e arrestuar kanë lidhje me njëri-tjetrin apo kanë vepruar në dy grupe të ndryshme kriminale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË VJEN KEQ TË TË THEM..."/ Letra e bashkëshortit që përloti Oltën dhe i la të gjithë pa fjalë: Nuk kam dashur kurrë të të ndryshoja
Previous article "DO VRAS POLITIKANËT"/ Antonio Leka refuzon të tregojë ku i mori armët. Pritet ekspertim psikik i 36-vjeçarit të arrestua

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ GODET VLORËN TË PREMTEN/ Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Shmangni lëvizjet e panevojshme Aktualitet

MOTI I KEQ GODET VLORËN TË PREMTEN/ Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Shmangni lëvizjet e panevojshme

E TRISHTË NË POGRADEC/ Humb jetën një i moshuar pasi pësoi infarkt në plazh Aktualitet

E TRISHTË NË POGRADEC/ Humb jetën një i moshuar pasi pësoi infarkt në plazh

E RËNDË/ Dëmtohet nga helika e skafit një person në Vlorë, dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë Aktualitet

E RËNDË/ Dëmtohet nga helika e skafit një person në Vlorë, dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT