• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO VRAS POLITIKANËT”/ Antonio Leka refuzon të tregojë ku i mori armët. Pritet ekspertim psikik i 36-vjeçarit të arrestua
Home
Breaking News

“DO VRAS POLITIKANËT”/ Antonio Leka refuzon të tregojë ku i mori armët. Pritet ekspertim psikik i 36-vjeçarit të arrestua

11 January, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I riu, Antonio Leka, që në momentin e arrestimit nuk reagoi fare, ndonëse kishte të mbushur plot makinën me armë dhe municione, nuk i ka treguar grupit hetimor se ku i ka gjetur armët.

Ai i ka qëndruar ‘besnik’ idesë së tij se duhej të vriste politikanët për shkak se ata janë ‘farë e keqe’ por pa treguar konkretisht se me kë e kishte problemin dhe çfarë i kishte ndodhur konkretisht. Në deklarimet e tij para hetuesve, 36- vjeçari ka deklaruar se kishte si qëllim vrasjen e disa politikaneve në Lezhë, në emër të patriotizmit, por pa treguar se ku i kishte marrë armët dhe sendet e tjera të kundërligjshme.

Pas qetësimit të gjendjes së tij, hetuesit pritet ta marrin sërish në pyetje, ndërsa nuk përjashtohet mundësia të kërkojnë një ekspertim mjekësor për gjendjen mendore të 36-vjeçarit. Ai rezulton të jetë person me precedentë të mëparshëm penalë për tentativë vrasje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërsa jetonte me nenën e tij në katin e fundit të një pallati poshtë tregut të qytetit të Lezhës.

Antonio Leka ka në pronësi disa dyqane e apartamente, të cilat i ka përfituar nga dhënia e truallit për ndërtimin e këtij pallati në Lezhë. Antonio, sipas të dhënave, jeton vetëm me nënën e tij dhe nuk është problematik në lagje. Antonio Leka po mbahet në dhomat e paraburgimit në Komisariatin e Policisë së Lezhës në pritje për t’u njohur me masën e sigurisë në Gjykatë. Kujtojmë se ka qenë vëllai i Antonios, Nik Leka, që ka njoftuar Policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, i cili kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me një jelek antiplumb.

Policia lokale e vlerësoi me shpejtësi këtë informacion, duke rrethuar Antonio Lekën dhe ndaluar në aksin rrugor Milot-Lezhë, pranë ishull Shëngjinit. Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GJOBA" PËR SHEFIN/ Si ua zhvatën 142 mijë euro biznesmenëve. Tre persona në pranga dhe dy të tjerë në kërkim
Previous article DETAJET E PARA/ Zjarr në panelin elektrik të një pallati në Lezhë, panik te banorët

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNA PARA PARLAMENTIT/ 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre Aktualitet

DHUNA PARA PARLAMENTIT/ 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre

DYSHOHET SE ABUZOI SEKSUALISHT ME TË RENË/ Shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë! Në pranga një tjetër (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE ABUZOI SEKSUALISHT ME TË RENË/ Shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë! Në pranga një tjetër (EMRI)

PËRPLASJET MES PROTESTUSVE PARA KUVENDIT/ Shkon në tre numri i efektivëve të lënduar Aktualitet

PËRPLASJET MES PROTESTUSVE PARA KUVENDIT/ Shkon në tre numri i efektivëve të lënduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT